Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, prej më shumë se dy vitesh i ka dhënë fund lidhjen me artisten Nora Istrefi.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio ku ka zbuluar më shumë për të rejat në jetë private.

Prezantuesi ka treguar se është në një lidhje të re dashurie me një vajzë të quajtur, Laureta.

Robert Berisha (Foto: Instagram)

“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Reneesë dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, u shpreh ai.

Robert Berisha: Nuk do të bëhesha pjesë e Big Brother VIP nëse nuk do të më paguanin Robert Berisha: Nuk do të bëhesha pjesë e Big Brother VIP nëse nuk do të më paguanin

Teksa në pyetjen nëse do të ketë një dasmë në të ardhmen, 44-vjeçari shtoi se nuk ia vlen duke thënë se me ato para mund t’i bëjë dy muaj pushime.

Robert Berisha (Foto: Instagram)

“Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, ka thënë më tej ai.

Me ish-partneren, Roberti ndan një vajzë të quajtur Renee. /Telegrafi/

Robert Berisha (Foto: Instagram)