LAJMI I FUNDIT:

RMV-ja sipas raportit të KE-së është mesatarisht e gatshme në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

RMV-ja sipas raportit të KE-së është mesatarisht e gatshme në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Maqedonia e Veriut mbetet e përgatitur mesatarisht në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, vlerëson Komisioni Evropian (KE) në Raportin e fundit për progresin e vendit.

Sipas Komisionit, është arritur njëfarë progresi gjatë periudhës raportuese. Është përmirësuar përthithja e fondeve të BE-së, në kuadër të IPARD 2, por duhet të sigurohen burime shtesë të personelit dhe të zgjerohet zbatimi i IPARD 3 për shfrytëzim të plotë të mundësive të disponueshme të financimit.


“Strategjia kombëtare për bujqësi dhe zhvillim rural 2021-2027, e miratuar në vitin 2021, duhet të plotësohet me një Plan veprimi dhe buxhetim për të siguruar zbatimin e duhur, me një sistem monitorimi dhe raportimi. Duhet të miratohet gjithashtu një ligj për të harmonizuar skemat kombëtare për mbështetje të fermerëve me drejtësinë e BE-së”, qëndron në Raport.

Komisioni vëren progres në përmirësimin e cilësisë së të dhënave të Regjistrit të fermave, por gjithashtu progres të kufizuar në aspektin e ndërveprimit ndërmjet Regjistrit të fermave dhe Sistemit të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve për sa i përket cilësisë së të dhënave për kafshët.

“Kapacitetet administrative mbetën të pamjaftueshme edhe krahas potencialit sektorial për produktet tradicionale dhe emërtimit të origjinës. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të krijuar kuadrin legjislativ, duke përfshirë pijet alkoolike, si dhe për të siguruar mbrojtjen e treguesve gjeografikë në përputhje me ligjin e BE-së”, thuhet në Raport.

Sa i përket bujqësisë organike, thekson Komisioni, legjislacioni, organi kompetent, organet e kontrollit, si dhe sistemi i akreditimit dhe certifikimit janë krijuar dhe janë funksionalë, por nevojitet një ligj i ri i harmonizuar me BE-në.

“Duhet të miratohet një ligj i ri për prodhimin organik në përputhje me drejtësinë e BE-së. Përmirësimi i monitorimit, kontrollit të certifikatave dhe produkteve është i kufizuar. Ka potencial për zhvillim të mëtejshëm të sektorit dhe shfrytëzimin e mundësive mbështetëse në kuadër të IPARD 3”, thekson KE-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori