LAJMI I FUNDIT:

RMV: Gripi sezonal dhe Covid 19 mbushin ambulancat me pacientë

RMV: Gripi sezonal dhe Covid 19 mbushin ambulancat me pacientë

Nëpër ambulanca ka filluar të rritet numri i pacientëve me viruse, ftohje madje edhe me mutacionin e ri të virusit kovid-19. Mjeku amë, Fikret Vishniq thotë se në ordinancën ku punon ai, pacientët së fundmi ankohen për dhimbje të fytit, ethe, probleme me frymëmarrjen, djersitje dhe simptoma të tilla të ngjashme. Ai nënvizon se disa pacientë kanë rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

“Kemi pacientë me grip, në periudhën e fundit disa i kishim edhe pacientë të testuar që rezultuan pozitiv me kovid, por janë me simptome më të lehta, por dallimi është se simptomat janë më afatgjate, dikund prej 5-7 ditë zgjasin simptomat siç janë rritja e temperaturës, rrjedhje në hundë, dhimbje në fyt dhe plogështi”, deklaroi Fikret Vishniq, mjek amë.


Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin për rritje të numrit të rasteve me kovid, ku krahasuar me muajin korrik, në gusht numri i rasteve pozitive me kovid është rritur për 4,6 herë. Ndërsa vetëm në 3 javët e para të muajit shtator janë regjistruar 538 raste të reja dhe tre vdekje në Kavadar, Negotinë dhe Shkup.

“Lidhur me gjendjen në muajin shtator, janë regjistruar gjithsej 538 raste me kovid 19, të konfirmuara në laboratori ( pjesa më e madhe në Shkup 228 dhe Kavadarc 130). Janë regjistruar edhe 235 të shëruar dhe tre persona kanë ndërruar jetë”, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht si masë parandaluese për shpërndarjen e kovid 19-tës është mbajtja e maskave nëpër institucionet shëndetësore, ndërsa nuk ka ndonjë vendin të ri nëse personat me kovid duhet të shkojnë në izolim, kjo ndodh me rekomandim të mjekut amë, i cili nëse vlerëson se ka nevojë hap pushim mjekësor. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori