Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli shprehet e bindur se vaksinimi në masë, proces ky që ka filluar ditë më parë, do të ndikojë pozitivisht në rimëkëmbjen ekonomike.
Sipas saj, ndër prioritetet e ministrisë që ajo drejton mbetet sektori i energjisë.
“Është e rëndësishme për të zhvilluar një ekonomi të barabartë në kuptim të shpërndarjes së të ardhurave për të zhvilluar një ekonomi e cila është më me pak ndikim ambiental dhe kjo është synimi i Qeverisë tonë. Kemi një fat të madh që me menaxhim të pandemisë ne kemi një situatë më të mirë dhe jemi shumë të lirë të jetojmë në një atmosferë normale dhe kjo është gjëja më e rëndësishme sa i përket rimëkëmbjes ekonomike. Mirëpo edhe nga ana tjetër edhe ardhja e vaksinave dhe fillimi i vaksinimit në masë të madhe i popullatës do të ndikojë pozitivisht në këtë aspekt”, tha Rizvanolli.
Ajo ka paralajmëruar stabilizim të gjendjes në ndërmarrjen Trepça si dhe një plan 10 vjeçar për digjitalizimin.
“Ndër prioritete kryesore i ministrisë është sektori i energjisë, i cili ofron zgjidhe shumë të shpejta dhe është në një gjendje të vështirë për shkak të mungesës së vendimeve ose vendimeve të gabuara që janë ndërmarrë dhe jemi kthyer dy hapa prapa gjatë njëzet viteve të fundit dhe gjendemi në një situatë kur duhet të merren vendime të mëdha ku duhet të bëhet strategjia e energjisë e cila do të ndikojë jo vetëm në sektorin e energjisë, por gjithë ekonomisë në dekadat e ardhshme dhe ne kësaj i japim rëndësi të madhe”, tha ajo në një prononcim për Ekonomia Online.
“Këtu jemi të dedikuar të marrin parasysh trendët botërore duke marrë parasysh ndryshimet klimatike dhe të minimizojnë ndikimin negativ ambiental të sektorit të energjisë. Mirëpo nga ana tjetër duhet të jemi edhe realist në planifikimin që e bëjmë drejt ekonomisë së gjelbër, energjisë së gjelbër dhe të marrim parasysh ndikimin e vendimeve tona në tarifat që do të paguajnë konsumatorët si bizneset po ashtu edhe amvisëritë dhe kjo do të jetë një sfidë për ne si ministri e ekonomisë dhe Qeveri. Në sektorin e minierave e para do të jetë stabilizimi i ndërmarrjes Trepça. Në sektorin e TIK-ut jemi duke investuar në infrastrukturë, por nga ana tjetër edhe në bërjen e politikave për dhjetë vjetët e ardhshme për agjendën e digjitalizimit dhe në zhvillimin e shkathtësive të të rinjve”, shtoi Rizvanolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
A don me mësu qysh me editu video?
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore