LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Ka paqartësi në faturat e fundit të rrymës, qytetarët t’i denoncojnë këto gabime

Rizvanolli: Ka paqartësi në faturat e fundit të rrymës, qytetarët t’i denoncojnë këto gabime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ka paqartësi në faturat e fundit të energjisë elektrike.

Rizvanolli duke folur në seancën e Kuvendit ka theksuar se qytetarët duhet t’i denoncojnë këto në institucionet përkatëse, përcjell Telegrafi.


“Ka pasur paqartësi në fatura dhe për këtë pajtohem plotësisht. I bëjë thirrje publike KESCO që të dal me një sqarim me mënyrën se si është përllogaritur fatura. Ka paqartësi në fatura dhe shpesh janë paraqitur shifra më të larta nga ato se çfarë duhet të paguajnë qytetarët dhe nuk është e qartë se cila shifër është e paraqitur. Megjithatë ftojë të gjithë qytetarët që kanë dyshime që të raportojnë apo ankohen përmes kanaleve zyrtare”, tha Rizvanolli.

“Nuk kam thënë se ka gabime ne faturim, por se kam thënë që ka paqartësi dhe se qytetarët nëse mendojmë që ka gabime atëherë duhet t’i raportojnë këto në institucionet përkatëse”, ka përfunduar ajo.

Ditë më parë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja. /Telegrafi/