LAJMI I FUNDIT:

Rita Orës i dalin aksidentalisht të brendshmet gjatë Javës së Modës në Milano

Rita Orës i dalin aksidentalisht të brendshmet gjatë Javës së Modës në Milano

Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të eksperimentojë kur bëhet fjalë për veshjet e saj.

Dhe Rita Ora ktheu kokën nga kamerat ndërsa mbërriti për shfaqjen e markës “Fendi” në Javën e Modës në Milano në Palazzo della Civiltà Italiana në Romë të mërkurën, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 29 vjeçare, shfaqi fizikun e saj të pabesueshëm veshur me një xhaketë të zezë, por pësoi një moment të sikletshëm, pak pasi mbërriti në event.

Rita Ora në Javën e Modës në Milano (Foto: Pietro S. D’Aprano/Getty Images/Guliver)

Ritës aksidentalisht i dolën të brendshmet pasi xhaketë sportive që kishte veshur, i zbuloi këngëtares kofshët për shkak të pjesës së hapur në pjesën e pasme.

Xhaketa e cila kishte një prerje v në pjesën e prapme dhe zbuloi pak edhe nga shpatullat e këngëtares me prejardhje shqiptare.

Krijuesja e hitit “Let You Love Me” dukej e turbulluar ndërsa ajo hyri në sfilatë me një palë këpucë të zeza, kombinuar me një palë geta të shkurtra në formë rrjete.

Ajo i kishte kapur flokët e saj bionde, ndërsa për aksesorë kishte vënë vathë diamanti dhe një zinxhir.

Këngëtarja u shfaq në elementin e saj ndërsa pozonte me veshjen e markës “Fendi” para se të bashkohej me Yazmin Le Bon dhe Ashley Graham në vitrinën e modës.

Shtëpia italiane hapi Javën e Modës në Milano në Palazzo della Civiltà Italiana në Romë, e cila gjithashtu strehon selinë e markës.

Përpara ngjarjes WWD raportoi se shefi ekzekutiv Serge Brunschwig tha se emisioni do të jetë ‘një ngjarje fizike, me një numër të kufizuar të mysafirëve dhe një komponent dixhital, formati i së cilës po përcaktohet’.

Në pasarelë, e kuqja dhe e bardha ishin ngjyrat mbizotëruese.

Modelet u drejtuan në pistë me një larmi veshjesh të tejdukshme, kostume të strukturuara dhe funde tyli.

Nënshkrimi motiv i markës F u shtyp gjithashtu në një numër pjesësh nga koleksioni.

Rita Ora ishte pa diskutim një nga mysafiret e cila rrëmbeu më së shumti vëmendje me dukjen e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Magazina

"Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë", Shkurte Fejza me një koncert masiv

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori