LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora vezulloi në mbrëmjen e Met Gala 2021, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi

Rita Ora vezulloi në mbrëmjen e Met Gala 2021, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi
Rita Ora dhe Taika Waititi në MET Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Të hënën është mbajtur mbrëmja prestigjioze Met Gala, në të cilën kanë marrë pjesë yje të shumtë ndërkombëtarë.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila u pa në këtë mbrëmje e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi.


Çifti dukeshin plot shkëlqim me veshje e tyre ndërsa arritën në tapetin e kuq të shoqëruar me drejtuesin e “The Tonight Show Jimmy Fallon”, shkruan Nzherland.

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Dyshja gjithashtu u ndalën shpejt në tapetin e kuq për të folur me prezantuesen e “Vogue”, Keke Palmer, ku Waititi po fliste për lidhjen e tij me Orën.

Rita dukej e mahnitshme në një veshje të markës “Prada” me stoli plotësuese diamanti, por është unaza në gishtin e saj të fejesës, që i bëri të gjithë t’i hedhin asaj një shikim të dytë.

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Në fillim të këtij muaji dyshja kishte fansat që spekulonin se Waititi e kishte bërë propozimin pasi Rita publikoi një InstaStory një fotografi me një unazë në gisht pak javë më parë.

Ora më pas e fshiu këtë postim, i cili tregonte dorën e saj të majtë me një unazë dhe një manikyr special.

Këngëtarja shqiptare dhe regjisori Waititi, i cili u nda nga gruaja e tij Chelsea Winstanley në vitin 2018, së pari ndezën thashethemet për një lidhje në prill të këtij viti kur Ora postoi një seri fotografish të çiftit në Instagram me titullin: “Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ata që dua”.

Rita Ora, Taika Waititi dhe Jimmy Fallon në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Çifti u vunë re së bashku në premierën e “RuPaul’s Drag Race” në Sydney, ku regjisori ishte duke xhiruar filmin e tij të radhës “Marvel Thor: Love and Thunder”.

Në gusht, ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” në Los Angeles. Ishte hera e parë që ata u shfaqën në një tapet të kuq së bashku si çift, raportoi People.

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Dhe pas paraqitjes së sotme, është e sigurt të thuhet se thashethemet do të jenë në lëvizje të plotë pasi çifti ende nuk kanë konfirmuar martesën e mundshme në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori