LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora do të jetë një nga prezantueset në MTV Europe Music Awards 2021

Rita Ora do të jetë një nga prezantueset në MTV Europe Music Awards 2021

Më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë do të mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021.

Në këtë mbrëmje të madhe çmimesh pritet të marrin pjesë emra eminentë të skenës evropiane dhe mbarëbotërore.


Prezente në MTV EMA 2021 do të jetë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Foto: MTV EMA/InsatStory

Kjo e fundit do të jetë e pranishme si prezantuese, për të ndarë një çmim ose për të prezantuar një performancë skenike.

Foto: MTV EMA/InsatStory

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Ora përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, ku u ka kumtuar lajmin fansave se do të jetë në Hungari mbrëmjen e 14 nëntorit.

E nominuar për të fituar një çmim në mbrëmje është edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Kjo e fundit është kandiduar për çmimin “Artisti/ja më i/e mirë /ie zhanrit pop”, krahas emrave të njohur si: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber dhe Olivia Rodrigo.

Për herë të parë dy artistë shqiptarë garojnë për të marrë çmimin e MTV EMA në Zvicër
Lexo po ashtu Për herë të parë dy artistë shqiptarë garojnë për të marrë çmimin e MTV EMA në Zvicër

MTV EMA përndryshe ndan edhe nga një çmim për artistin më të mirë të vitit në secilin shtet përkatës evropian dhe për shtetin e Zvicrës janë të nominuar gjithashtu dy artistë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori