LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shijon drekën me kërmij në Paris, teksa duket atraktive në pozat nga kryeqyteti francez

Rita Ora shijon drekën me kërmij në Paris, teksa duket atraktive në pozat nga kryeqyteti francez

Rita Ora tregoi figurën e saj trupore të hënën teksa hyri në Instagram për të ndarë me ndjekësit disa fotografi nga udhëtimi i saj i fundit në Paris.

Këngëtarja 31 vjeçe, dukej e mrekullueshme e veshur me pantallona të shkurtra dhe xhaketë me material gjarpri, ndërsa pozonte përballë Kullës Eiffel, shkruan DailyMail.


Duke veshur sandale verore, Rita tha me shaka se ajo ende mund të përfitonte sa më shumë nga pamjet, pavarësisht se sa ‘të pista’ ishin rrokullisjet e saj.

Veshja elegante e saj përbëhej nga një mini fund të çarë te pjesa e kofshës, të cilin ajo e kombinoi me një këmishë të përshtatshme dhe bluzë asimetrike.

Në ditët e nxehta të verës, Rita Ora publikon disa fotografi ku shfaqet "e nxehtë" në bregdet
Lexo po ashtu Në ditët e nxehta të verës, Rita Ora publikon disa fotografi ku shfaqet "e nxehtë" në bregdet

Rita vuri në pah këmbët e saj të gjata në fotografinë argëtuese së bashku me barkun e saj të sheshtë, teksa pozonte plot gjallëri për kamerën.

Duke u zbukuruar me një spërkatje bizhuterish prej ari, këngëtarja lejoi që flokët e saj bionde të kalojnë deri tek supet e saj, gjersa ishin lënë në stilin e tyre të kaçurrelave natyrale.

Duke mbrojtur sytë pas një palë syzeve të mëdha, interpretuesja e hitit “Poison” dukej në çdo centimetër turiste, teksa shijonte kërmijtë në hotelin e mrekullueshëm me pesë yje “Intercontinental Le Grand”.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Një moment i shpejtë vlerësimi për aftësinë për të përjetuar gjërat. Pa marrë parasysh se sa të pista bëhen shapkat tua”.

Kjo vjen pak kohë pasi partneri i Ritës, Taika, dyshohet se u zhvendos në shtëpinë e saj në Londër.

Çifti janë parë në shumë raste në veri të Londrës gjatë javëve të fundit teksa blejnë gjëra për shtëpinë e tyre.

Kuptohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe “The Voice Australia”, dhe Taika, shpresojnë të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Është e pazakontë të shohësh Ritën në lagje këto ditë – ajo bleu shtëpinë, por u largua nga vendi pothuajse menjëherë më pas dhe ka kaluar shumë pak kohë atje”.

Rita e bleu rezidencën me gjashtë dhoma gjumi në shkurt, duke thënë se e bëri blerjen me ndihmën e një kredie nga banka e Mbretëreshës “Coutts & Co” – e cila ofron shërbime bankare private dhe menaxhim të pasurisë për individë me vlerë të lartë neto.

Sipas The Mirror, kompania e Ritës, ‘Rora Properties’ bleu pronën, e ndërtuar në stilin ‘Arts and Crafts’.

“Në gusht, çifti, i cili filloi të takohej në mars të vitit 2021 pas njohjes në Australi, u tha se po ecnin aq shpejt në marrëdhënien e tyre sa filluan të diskutonin martesën”, tha një burim për ‘New Idea’.

“Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, tha burimi i brendshëm.

“Të gjithë rreth tyre e nënvlerësojnë atë si shaka flirte, por [Rita] padyshim shpreson që kjo të jetë i vërtetë”, vazhdoi burimi, duke shtuar se ajo është “absolutisht e fiksuar” pas të dashurit të saj regjisor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori