LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora flet rreth takimeve private me Liam Paynen

Rita Ora flet rreth takimeve private me Liam Paynen

Rita Ora ka thënë se “nuk e kam prioriteti kryesor” një romancë pasi që është e përqendruar në karrierën muzikore.

Ylli 28-vjeçar thuhet se u nda me aktorin “Spider-Man”, Andrew Garfield në mars dhe së fundi raportohet se është lidhur me Liam Paynen.


Megjithatë, duke folur për The Sun, biondina tha se e kishte të vështirë që të lidhej me ndonjë djalë.

“Por nëse është shumë e vështirë, kjo vërtet konfirmon se nuk është koha e duhur. Jam lidhur me çdo njeri me të cilin jam takuar. Por, për të qenë vërtet e sinqertë me ju, tani një marrëdhënie nuk është përparësia ime kryesore. Por unë nuk dua ta lë edhe atë vonë, sepse dua të kem një familje të madhe në të ardhmen”, tha ajo.

Ora, e cila është gati të nisë një turne evropian për albumin e fundit, Phoenix, gjithashtu hodhi poshtë raportet që e lidhin me britanikun.

“Unë e di që njerëzit kanë thënë se ka diçka me Liam Paynen – ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë – por ne jemi bërë miq të ngushtë”, pohoi ajo.

Rita Ora edhe në festivalin e Kanës ka darkuar me Liam Payne
Lexo po ashtu Rita Ora edhe në festivalin e Kanës ka darkuar me Liam Payne

“Është e pazakontë të shohësh një djalë dhe një vajzë si miq të ngushtë dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje dhe jo të lidhin”, tha shqiptarja.

Ora ka lindur në Kosovë para se të shkojë në Britani të Madhe si fëmijë. Ajo fitoi famë pas nxjerrjes në shitje të albumit debutues, Ora, në vitin 2012. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori