LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora flet për rolin e ri në “Twist”: Kam qenë gjithmonë një fanse e Charles Dickens, i kam lexuar shumë librat e tij

Rita Ora flet për rolin e ri në “Twist”: Kam qenë gjithmonë një fanse e Charles Dickens, i kam lexuar shumë librat e tij

Rita Ora u entuziazmua kur u përzgjodh të ishte një nga aktoret e filmit në ardhje “Twist” pasi ajo është një fanse e madhe e Charles Dickensit.

Ylli i muzikës pop do të luajë rolin e Dodge – një mishërim femër i personazhit Artful Dodger në përshtatjen e re të romanit “Oliver Twist”, dhe ajo tha se ishte tejet e kënaqur që u ftua të luajë një rolë të tillë pasi i pëlqen veprat e epokës viktoriane të romancierit Dickens, veprat e tjera të lavdëruara të të cilit përfshijnë ‘Nicholas Nickleby’, ‘A Carol Christmas’ dhe ‘Great Expectations’.


Duke folur për Capital Radio, Rita tha: “Unë jam një fanse e madh e Charles Dickens”, shkruan Messenger Inquirer.

“Në të vërtetë më pëlqen të lexoj, e di që njerëzit nuk e dinë këtë për mua, por unë jam pak si budallaqe”, tha ajo.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” luan së bashku me Sir Michael Caine, i cili luan rolin e ‘Fagin’ në filmin e Martin Owen, dhe shpjegoi se si ajo vlerësoi mënyrën se si funksionon legjenda e aktrimit.

Fillon numërimi prapa për publikimin e "Twist", filmi i shumëpritur britanik ku do të luajë Rita Ora
Lexo po ashtu Fillon numërimi prapa për publikimin e "Twist", filmi i shumëpritur britanik ku do të luajë Rita Ora

Rita shpjegoi: “Ai ka një mënyrë të caktuar të punës, mendoj se e ka pasur gjithmonë, dhe unë sapo kalova në valën e tij”.

“Kjo është mënyra se si duhet të jesh kur je me një zotëri, duhet të punosh si funksionojnë ata”, tha ajo.

Rita më parë tha se si ndihej “super e fuqishme” duke luajtur një rol zakonisht mashkullor në film.

Ajo tha: “Do të jetë mahnitëse të shikohet”.

“Artful Dodger është një personazh që zakonisht luhet nga një burrë, kështu që ishte mirë të marr perspektivën time femërore të karakterit. Ndihesha super e fuqishme dhe me të vërtetë e frymëzuar”, tha Rita.

Ora zbuloi se ajo aspiron të jetë si Lady Gaga dhe Madonna të cilat janë të njohura për muzikë dhe aktrim.

Ylli i popit dhe tani më aktorja – e cila gjithashtu është shfaqur në filmat ‘Fifty Shades’ – tha: “Unë jam i fiksuar pas Madonnas dhe Gagas. Ato i bëjnë të gjitha. Do të doja të tregoja sa më shumë që të ishte e mundur nga vetja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kanye West dhe gruaja Bianca Censori ndalojnë për një darkë, mes pretendimeve se familja e saj ka frikë se ai do ta 'tërheqë' në sipërmarrjen e tij pornografike

Kanye West dhe gruaja Bianca Censori ndalojnë për një darkë, mes pretendimeve se familja e saj ka frikë se ai do ta 'tërheqë' në sipërmarrjen e tij pornografike

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Kalo në kategori