LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora e mrekullueshme në versionin akustik të këngës “You For Me”

Rita Ora e mrekullueshme në versionin akustik të këngës “You For Me”
Foto: Rita Ora/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këtë verë solli një këngë ritmike verore në bashkëpunim me DJ-në e njohur, Sigala.

Reklama

Kënga me titull “You For Me” është shndërruar menjëherë në një nga hitet më të hovshme të kësaj vere, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke pasur parasysh mikpritjen dhe suksesin që i është dhuruar kësaj kënge, Rita vendosi që për fansat të publikojë edhe versionin akustik.

Ajo u shfaq në një video muzikore të xhiruar në një kopsht, duke kënduar e vetme shoqëruar nga një pianiste.

Rita Ora zhvendoset përgjithmonë në Los Angeles me të dashurin dhe nuk është kthyer në Evropë që nga shkelja e rregullave anti-COVID
Lexo po ashtu Rita Ora zhvendoset përgjithmonë në Los Angeles me të dashurin dhe nuk është kthyer në Evropë që nga shkelja e rregullave anti-COVID

E veshur me një fustan të verdhë dhe elegant, 30-vjeçarja është dukur tejet tërheqëse ndërkohë që interpretonte versionin akustik të hitit të saj më të fundit.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Është këtu! Versioni akustik është i juaji”, shkroi Rita në një video të shpërndarë me fansat e saj në Instagram.

Rita përndryshe ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti në muzikë, duke publikuar një mini-album në fillim vit me katër këngë që janë pritur shumë mirë nga publiku dhe tani me bashkëpunimin me DJ-në e njohur britanik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luana Vjollca mahnit me paraqitjen nga Java e Modës në Milano

Luana Vjollca mahnit me paraqitjen nga Java e Modës në Milano

Magazina
“Sa kam punuar për këtë projekt” - Olta Gixhari zbulon detaje për filmin “Në kuadër të dashurisë”

“Sa kam punuar për këtë projekt” - Olta Gixhari zbulon detaje për filmin “Në kuadër të dashurisë”

Magazina
Bebe Rexha publikon bashkëpunimin e ri me David Guettan

Bebe Rexha publikon bashkëpunimin e ri me David Guettan "One in a Milion"

Magazina
Në një rrëfim për Vogue, Angelina Jolie thotë se fëmijët ia shpëtuan jetën: Kishim shumë plagë për të shëruar pas ndarjes nga Brad Pitt

Në një rrëfim për Vogue, Angelina Jolie thotë se fëmijët ia shpëtuan jetën: Kishim shumë plagë për të shëruar pas ndarjes nga Brad Pitt

Magazina
Fero publikon një tjetër fotografi nga vizita në Medinë

Fero publikon një tjetër fotografi nga vizita në Medinë

Magazina
Legjenda e futbollit - Ronaldo martohet për herë të tretë, kurorëzon dashurinë me modelen Celina Locks

Legjenda e futbollit - Ronaldo martohet për herë të tretë, kurorëzon dashurinë me modelen Celina Locks

Magazina
Kalo në kategori