LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora dhe stili i saj i veçantë rrugëve të New Yorkut

Rita Ora dhe stili i saj i veçantë rrugëve të New Yorkut

Ajo është e zënë me promovimin e këngës së saj të re “You Only Love Me” në New York këtë javë.

Dhe Rita Ora u pa në “The Big Apple” të martën, ku ajo përballoi motin e ftohtë me ekspozimin e barkut të saj pasi kishte veshur një bluzë të zezë të prerë te pjesa e belit.


Këngëtarja 32 vjeçe, tregoi ndjenjën e saj të stilit në pjesën e sipërme të zhveshur, të cilën e kombinoi me pantallona me material lëkure me bel të lartë, shkruan DailyMail.

Mbi bluzën e prerë ajo veshi një xhaketë blu të errët të materialit xhins dhe rriti gjatësinë e saj me çizme të zeza me taka me shkëlqim.

Ikonike në modë dhe stil - Rita Ora bëri katër ndërrime veshjesh të mrekullueshme vetëm brenda një dite në New York
Lexo po ashtu Ikonike në modë dhe stil - Rita Ora bëri katër ndërrime veshjesh të mrekullueshme vetëm brenda një dite në New York

Për aksesorë, Rita kishte zgjedhur një palë syze elegante me nuanca të errëta dhe dukej me humor të shkëlqyeshëm ndërsa shkëlqente duke shijuar shëtitjen e saj.

Bukuroshja bionde i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme mbi supet e saj dhe zgjodhi një makijazh të bronztë për daljen.

Ylli i muzikës pop kishte më vonë një ndryshim të veshjes dhe dukej elegante teksa kishte veshur një pallto të zezë.

Ora veshi një pallto të gjatë dimri prej lëkure të cilën e lidhi rreth belit për të theksuar figurën e saj trupore.

Rita Ora nuk i reziston dot striptistit mashkull dhe e zhvesh atë në studion e iHearRadio
Lexo po ashtu Rita Ora nuk i reziston dot striptistit mashkull dhe e zhvesh atë në studion e iHearRadio

Ajo kishte veshur një palë çizme e material PVC të gjata deri mbi gju.

Interpretuesja e shumë hiteve kishte vënë në dukje kapuçin e saj jeshil duke e vënë atë mbi kokë dhe i mbronte sytë pas një palë syzeve dielli të errëta.

Rita ka promovuar këngën e saj të re “You Only Love Me” dhe së fundmi ka publikuar edhe klipin e kësaj kënge, në të cilin shfaqet e veshur me një fustan nusërie.

Javën e kaluar ajo hodhi poshtë thashethemet se fustani i nusërisë që kishte veshur në klipin e saj të ri ishte i njëjti fustan që kishte veshur për dasmën e saj.

Rita Ora me një paraqitje plot stil në Aeroportin “John F. Kennedy” të New Yorkut
Lexo po ashtu Rita Ora me një paraqitje plot stil në Aeroportin “John F. Kennedy” të New Yorkut

Ajo u shfaq në ‘The One Show’ të premten për të folur për publikimin e këngës së saj dhe se si po tregohet më e ‘ndershme’ në muzikën e saj.

Klipi për këngën e shumëpritur e shfaqë Ritën duke u përgatitur për martesë imagjinare e veshur me një fustan të bardhë mahnitës.

Megjithatë, Rita hodhi poshtë çdo pretendim se fustani i nusërisë ishte fustani i saj i vërtetë i nusërisë, pak ditë pas më në fund konfirmoi se ishte martuar me regjisorin Taika Waititi.

Kur u pyet nga prezantuesi Alex Jones për fustanin, Rita tha: “Jo, nuk ishte në fakt ai që vesha [në dasmën e vërtetë]”. /Telegrafi/