LAJMI I FUNDIT:

Rita: Jam tejet e nderuar dhe e përulur nga mbështetja që më jep Kosova

Rita: Jam tejet e nderuar dhe e përulur nga mbështetja që më jep Kosova
Rita Ora dhe Ramush Haradinaj (Foto: Instagram/RitaOra)

Rita Ora ka shprehur falënderimin e saj ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ia dhuroi Hyjneshë në Fron.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore është takuar me kreun e Qeverisë në Londër, ndërsa kryeministri e ka vlerësuar shumë lart kontributin e saj.


“Faleminderit kryeministrit të Kosovës për këtë mbrëmje fantastike duke festuar talentin kosovar!”.

“Faleminderit që më dhurove këtë simbol të bukur të Prishtinës, të quajtur Hyjnesha në Fron”.

Ramush Haradinaj e dekoron Rita Orën në Londër: Përmes muzikës, ajo ka bërë më shumë se të gjithë ne
Lexo po ashtu Ramush Haradinaj e dekoron Rita Orën në Londër: Përmes muzikës, ajo ka bërë më shumë se të gjithë ne

“Jam tejet e nderuar dhe e përulur nga mbështetja e vendit”, ka shkruar Rita në një postim në Instagram duke ia bashkëngjitur flamurin e Kosovës.

Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër, ku po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, është takuar me shumë emra të njohur edhe nga fusha e artit.

Rita është një prej emrave më eminentë në tregun botëror të muzikës dhe është shquar gjithmonë si njëra ndër ambasadoret më të mira të vendit tonë – si rrjedhojë ajo numëron mirënjohje e dekorime të shumta nga krerët e lartë të shtetit, duke kujtuar këtu dekoratat nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Kalo në kategori