LAJMI I FUNDIT:

Rina Balaj publikon këngën e re “Rude & Soft”

Rina Balaj publikon këngën e re “Rude & Soft”

Rina Balaj, këngëtarja që ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me talentin dhe stilin e saj unik, nuk ka të ndalur në karrierën e saj të mbushur me suksese.

E njohur në skenën muzikore për energjinë e pafund dhe shpirtin krijues, Rina vazhdon t’i befasojë fansat me projekte muzikore që përcjellin emocion dhe pasion.


Në një ritëm të pandalshëm, Rina ka arritur të krijojë një rrugëtim të shkëlqyer plot me hite të mrekullueshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Së fundmi, artistja është kthyer fuqishëm me këngë të reja që kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe janë pritur tejet mirë nga ndjekësit e saj besnikë.

Rina para pak ditësh erdhi me një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel, duke arritur të regjistrojë një numër të lartë dëgjimesh dhe pëlqimesh në pak kohë.

Foto: Screenshot/YouTube

Rina nuk ka humbur kohë për të vazhduar me lançimin e një kënge të re dhe të veçantë, e cila është e kompletuar në çdo aspekt.

Përveç zërit të veçantë, bukuroshja shkëlqen me dukjet e saj në videoklip, duke u shfaqur tërheqëse dhe provokative.

Kënga u publikua në kanalin e ri zyrtar të saj në YouTube, i cili mban thjesht emrin “Rina”. /Telegrafi/