LAJMI I FUNDIT:

Me rikthimin e Balotellit te Italia, Ronaldos mund t’i “shkatërrohet” ëndrra për Botëror

Me rikthimin e Balotellit te Italia, Ronaldos mund t’i “shkatërrohet” ëndrra për Botëror

Mario Balotelli është futur në listën e kombëtares së Italisë për herë të parë që nga viti 2018, ndërsa Azzurrët përgatiten për një sfidë që do të përcaktojë statusin e tyre kualifikues në Kupën e Botës.

Sulmuesi problematik kaloi vite nën drejtimin e trajnerit aktual të kombëtares, Roberto Mancini, ndërsa dyshja ishin te Manchester City, duke fituar titullin së bashku në mënyrë dramatike me golin e Sergio Agueros në sekondat e fundit.


Ata gjithashtu kanë punuar së bashku te Interi paraprakisht dhe Mancinit nuk i kishin penguar sjelljet e tij.

Balotelli reagon për herë të parë pas rikthimit te Italia
Lexo po ashtu Balotelli reagon për herë të parë pas rikthimit te Italia

31-vjeçari ka rigjetur formën e tij të lartë, pasi aktualisht luan te Adana Demirspor në Turqi, duke fituar kështu edhe ftesën nga Italia.

Balotelli ka regjistruar nëntë gola dhe katër asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën turke.

Mancini ka shijuar suksese të mëdha si trajner i Italisë dhe ishte në krye të suksesit të tyre në Euro 2020 verën e kaluar pasi mposhti Anglinë me penallti në stadiumin Wembley.

Mario Balotelli u paraqit për herë të fundit për Italinë në vitin 2018 gjatë një barazimi në Ligën e Kombeve kundër Polonisë

Megjithatë, përpjekjet e tyre për të konfirmuar vendin e tyre në Katar për Kupën e Botës më vonë këtë vit kanë rezultuar shumë më të vështira dhe ka çdo shans që mbajtësit në fuqi të Kampionatit Evropian të humbasin komplet turneun.

Ata janë do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut dhe dhe në rast se e kalojnë këtë pengesë, atëherë mudn të takohen me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Humbja dramatike e Portugalisë 2-1 në shtëpi nga Serbia siguroi që lojtarët e Fernando Santos të zbresin gjithashtu play-off, ndërsa ata gjithashtu përpiqen të rezervojnë vendin e tyre në Katar.

Zyrtare: Balotelli rikthehet në skuadrën Italisë pas mungesës trevjeçare
Lexo po ashtu Zyrtare: Balotelli rikthehet në skuadrën Italisë pas mungesës trevjeçare

Ronaldo është i dëshpëruar për të shtuar një trofe të Kupës së Botës në kabinetin e tij që përfshin Euro 2016 pasi Portugalia mposhti Francën në finalen e Parisit.

Balotelli dhe Ronaldo mund të vihen përballë njëri-tjetrit, vetëm në rast se Italian kalon Maqedoninë e Veriut dhe Portugalia të mposhtë Turqinë.

Kështu, sulmuesi italian mund të ndihmojë kombëtaren e tij që të sigurojë kualifikimin, e që do të ishte një ëndërr e shkatërruar për portugezin që mund të thuhet se është Botërori i fundit për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori