LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i ëndrrave për Asension: Zidane më tha se do të shënoja

Rikthimi i ëndrrave për Asension: Zidane më tha se do të shënoja
(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Marco Asensio iu rikthye futbollit pas afro një viti mungese. Ai nuk ka luajtur që nga korriku i kaluar kur u lëndua në ndeshjen kundër Arsenalit, ndërsa të enjten mbrëma u kthye në mënyrën më të mirë të mundshme.

Anësori spanjoll zhvilloi ndeshjen e parë të sezonit duke u inkuadruar ndaj Valencia si zëvendësues në minutën e 74 në vend të Federico Valverde dhe menjëherë realizoi gol.


“Jam shumë i lumtur që iu ktheva lojës. Fitorja e skuadrës dhe shënimi i golit është ndjesi e mirë… Kanë qenë disa muaj të vështirë. Shumë emocione dhe shumë punë prapa kësaj. Benzema tregoi kontroll spektakolar në golin e tij”.

“I kemi nëntë finale para nesh dhe në ndeshjen e radhës luajmë ndaj Sociedadit. E prita pasimin dhe duhej ta përfundoja. Nuk mendova shumë, e dija që duhej të ndodhte këtë herë”, ka thënë Asensio duke shtuar se goli ishte momenti më i bukur.

Spektakël madrilen, Reali triumfon ndaj Valencias me tre super gola në pjesën e dytë
Lexo po ashtu Spektakël madrilen, Reali triumfon ndaj Valencias me tre super gola në pjesën e dytë

“Jam i kënaqur, dua t’i falënderoj të gjithë që më kanë mbështetur, skuadrën, shërbimet mjekësore, kjo shkon për ata. Kur hyra në fushë. Zidane më tha ta kërkoja golin dhe se do të shënoja”, ka treguar futbollisti i Realit. /Telegrafi/

Marco Asensio (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)