LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i Dembeles, tani asistuesi më i mirë në La Liga- lë pas Benzeman dhe Alban

Rikthimi i Dembeles, tani asistuesi më i mirë në La Liga- lë pas Benzeman dhe Alban

Ousmane Dembele është bërë asistuesi më i mirë në La Liga, pasi anësori i Barcelonës ka kaluar Karim Benzeman e Real Madridit, me të cilin ishte i barabartë deri në ndeshjen e fundit.

Lojtari i Real Madridit ka 11 asistime, ndërsa lojtari i Barcelonës tani ka 13. Jordi Alba është në vendin e tretë me 10.

Duhet të theksohet gjithashtu se Dembele ka luajtur 10 ndeshje më pak se Benzema këtë sezon në La Liga.

Ylli i Barcelonës humbi 13 ndeshjet e para të La Liga-s për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe, në janar, ishte jashtë shkak të refuzimit të tij për të rinovuar kontratën me klubin.

Xavi ka nxjerrë versionin më të mirë të francezit, pasi çdo asistim i tij është bërë me trajnerin katalanas në bankinën e Barcelonës.

Dembele hapi serinë e asistimeve kundër Elches. Ai gjithashtu dha një kundër Sevillas në të dyja ndeshjet, si dhe Valencia dhe Levante. Ai u përfshi edhe kundër Athletic Bilbao, Real Madrid, Osasuna dhe Celta (dy).

Paraqitjet e mira të Dembele nën drejtimin e Xavit e çuan klubin që të rifillojë negociatat për kontratën me francezin një muaj më parë. E ardhmja e tij mbetet një pikëpyetje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori