LAJMI I FUNDIT:

Rikthime dhe emra të rinj, Alain Giresse publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e muajit mars

Rikthime dhe emra të rinj, Alain Giresse publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e muajit mars
Alain Giresse në konferencë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përfaqësuesja e Kosovë do të luaj dy ndeshjet e para të vitit 2023 dhe do të nis pas pak ditësh ciklin kualifikues për Euro 2024.

Dardanët do të grumbullohen prej ditës së hënë në hotel “Emerald” për të filluar përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji, të cilat janë shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt qëllimit final – kualifikimit në Evropian.


Përzgjedhësi Alain Giresse për dy ndeshjet e para kualifikuese kundër Izraelit dhe Andorrës, ka ftuar 26 futbollistë.

Nga Rashica te Muriqi, Zhegrova, Rashani e Bytyqi - tetë sulmuesit e Kosovës për ndeshjet e muajit mars
Lexo po ashtu Nga Rashica te Muriqi, Zhegrova, Rashani e Bytyqi - tetë sulmuesit e Kosovës për ndeshjet e muajit mars

Emri më i ri në listë është ai i mbrojtësit të talentuar Amar Gërxhaliu që po luan te Antalyaspor, si dhe Albion Rrahmani i Ballkanit dhe Arbnor Muja i Royal Antawerp.

Është rikthyer pas një kohet ë gjatë mbrojtësi Leart Paqarada, por edhe Valon Berisha e Bersant Celina.

Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00, derisa paraprakisht përzgjedhësi Giresse në orën 11:00, në “Emerald”, do të paraqitet në konferencë para gazetarëve.

Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori