LAJMI I FUNDIT:

Rikthim historik i Clevelandit, paraqitje mbretërore e LeBron Jamesit! (Video)

Rikthim historik i Clevelandit, paraqitje mbretërore e LeBron Jamesit! (Video)

Cleveland Cavaliers ka treguar zemrën e kampionit në ndeshjen e “Play- Off” kundër Indiana Pacers, duke përmbysur disavantazhin prej 26 pikëve për të ardhur tek fitorja e tretë në seri – 119: 116.

Kjo ishte një pikë kthese për analet e basketbollit, ku në 70 vjet histori të ligës më të fortë të basketbollit nuk kishte ndodh një gjë e tillë.


LeBron James ka arritur të regjistroj ‘triple-double’ me 41 pikë, 13 kërcime dhe 12 asistime. Kyrie Irving dhe Kevin Love nuk patën paraqitje të pritshme duke shënuar 13 pikë secili.

Numër të njëjtë të pikëve ka arritur edhe Channing Frye dhe JR Smith, ndërsa Kyle Korver ka shtuar 12, transmeton Telegrafi.

Ekipin vendas nuk e ka ndihmuar as loja e mirë e Paul George, i cili realizoi 38 pikë. Jeff Teague kontribuoi 15 pikë dhe Lens Stivneson me 13 sosh.

Ndeshje fantastike ka luajtur edhe Milwaukee Bucks, i cili udhëheq serinë kundër Toronto Raptors me rezultat 2:1.

Bucks triumfon me rezultat 104:77, ku 20 pikë i realizoi Chris Middleton ndërsa Janis Adetokumba shtoi një më pak.

Laury dhe Wright me 13 pikë ishin më efektivët te Raptors, të cilët kanë avantazhin e terrenit.

Së fundi, fitoren e parë në serinë e kësaj gare e realizoi edhe Memphis Grizzlies kundër San Antonio Spursave. Këta të fundit pësuan humbje me rezultat 105:94.

Treshja e Memphisit, Conley, Gasol, Randolph “thyen” Spurs duke shënuar 24 pikë, dy të tjerët nga 21 pikë secili, të cilat ishin të mjaftueshme për ekipin vendas.

Për vizitorët, Leonard ishte më efikasi me 18 pikë, Oldrige shtoi 16, Anderson kishte 15 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori