LAJMI I FUNDIT:

Rikthim i ‘çmendur’ i Hajvalisë, përmbys Istogun

Rikthim i ‘çmendur’ i Hajvalisë, përmbys Istogun

Në rrafshin e Dukagjinit kishte përmbytje nga shiu, por jo vetëm pasi edhe në futboll ndodhi një e tillë.

Ndeshja e fundit e javës së 19-të ndërmjet Istogut dhe Hajvalisë i takoi skuadrës mysafire me rezultat 3:1.

Në fakt vendasit ishin të parët që kishin shënuar gol falë mesfushorit Fatlum Gashi që shënoi nga një distancë në minutën e 32-të.


Kur të gjithë po prisnin një fitore të vendasve, ndodhi përmbytja e madhe e Hajvalisë ku shënoi tre gola në 15 minutat e fundit të takimit.

Në minutën e 76-të, Genc Hamiti harkoi në zonë ndërsa kapiteni Liridon Leci shënoi për 1:1.

Vetëm tre minuta më vonë ishte përsëri Genc Hamiti që harkoi në zonë, ndërsa braziliani Da Silva shënoi për epërsinë e parë të mysafirëve.

Golin e tretë në ndeshje për skuadrën e Ismet Munishit u shënua nga futbollisti vendas Maxherraj që në tentim për ta larguar topin e futi në portën e tij.

Pas kësaj fitore, Hajvalia ngjitet në pozitën e dytë me 34 pikë të tubuara, ndërsa Istogu mbetet e fundit me 15 pikë. /Telegrafi/