LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë – çfarë e karakterizon edicionin e gjashtë të mbrëmjes kulturore “Ballo Shqiptare”?

Rikthehet pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë – çfarë e karakterizon edicionin e gjashtë të mbrëmjes kulturore “Ballo Shqiptare”?

Pas më shumë se dy vitesh është duke u rikthyer njëri nga eventet që ka zgjuar gjithnjë interesim e kurreshtje të madhe te publiku.

“Ballo Shqiptare” pritet të ketë një kthim madhështor me edicionin e gjashtë, që do të mbahet javën që po vjen saktësisht ditën e shtunë (19 mars).


Mbrëmja kulturore, e bazuar në zakone e tradita, sivjet do ketë një program të larmishëm, me ngjarje, aktiviteteve e shumë befasira.

Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

Meqë na ndajnë edhe pak ditë nga festa, organizatorja e “Ballos Shqiptare”, Diellza Kolgeci, ka shpalosur disa detaje të reja për Telegrafin.

Të gjitha lajmet nga Ballo Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ballo Shqiptare

Në një bisedë, ajo tregon se këtë vit do të organizohet për herë të parë në një lokacion të ri, e me të ftuar nga profile të ndryshme.

“Si çdo herë tjetër do të ketë të ftuar nga profile të ndryshme dhe sivjet për herë të parë organizohet në Hotel Emerald për shkak të hapësirës së madhe që ka çdo vit prezentohen veshje të ndryshme nga ato veshjet tradicionale dhe sivjet përpos ansambleve të udhëhequra nga Dilaver Kryeziu me valle të bukura do të kemi edhe të ftuar nga Baleti Kombëtar si dhe risi tjera që mbetet ju ti shhni atë natë”, tha Kolgeci për Telegrafin.

Afërdita Paçarada dhe Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

Duke qenë se është eventi i parë i realizuar pas situatës më të qetë me pandeminë, ish-Miss Kosova thotë se po pritet me shumë dëshirë dhe se do të shfaqet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Është organizimi i parë pas pandemisë dhe që të gjithë po e presin me shumë dëshirë sepse ka kohë që qyteti ynë nuk është gjallëruar dhe ne shumë besojmë që gjithë ky mund do të shfaqet në mënyrën më të mirë të mundshme ashtu si i ka hije dhe ashtu si e meriton tradita jonë”, tha ajo.

Edhe pse u bë një ndryshim në datën e organizimit, ngjarja u vendos për në mars për shkak të ngjarjeve historike që e karakterizojnë muajin.

“Ballo Shqiptare këtë vit mbahet në muajin mars me qëllim që po në këtë muaj kanë ndodhur shumë ngjarje historike”, vazhdon tutje Kolgeci.

Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

Në detajet e tjera të ndara për Telegrafin, modelja e njohur shton se do ketë një program të larmishëm me surpriza.

“Do të filloj nga ora 18:00 deri në 18:30 pritja e mysafirëve dhe prej 18:30 do fillojmë me program artistik i cili nuk do të ndaloj deri në orën 21:30 kur edhe mbaron Ballo program ky i larmishëm si çdo herë”.

Të gjitha lajmet nga Diellza Kolgeci
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diellza Kolgeci

E kur është fjala për të ftuarit e veçantë, Diellza nuk ka përmendur ndonjë emër duke i cilësuar të gjithë me rëndësi të njëjtë.

“Nuk do veçoja askënd sepse të ftuar të veçantë për mua dhe Afërditën janë t gjithë, nuk na takon neve”, ka thënë tutje artistja.

Ndërsa për atë që do të jetë më ndryshe kësaj radhe përfshihen, vallet, veshjet, këngët e po ashtu edhe mysafirët.

“Ndryshe do të jenë vallet ndryshe do të jenë veshjet kombëtare të veshura nga vallëtarët tanë profesionist ndryshe do të jenë këngët ndryshe edhe mysafirët”, shton ajo.

Afërdita Paçarada dhe Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

Ikona e bukurisë thekson se rikthimi pas dy vitesh pauzë është vendosur të bëhet në mars për shkak të muajit që ngërthen në vete shumë histori.

“Ka filluar në nëntor për nder të Ditës së Flamurit e këtë herë për shkak të pandemisë është dashtë të pauzojmë dy vite dhe vendosem që muajin mars ta organizojmë pikërisht si muaji me shumë histori për ne edhe atë natë një pjesë e skenarit artistik do t’i dedikohet pikërisht për ata që bënë histori dhe bënë që ne sot të gzojmë këtë liri e shtet që kemi e ne më së paku çka mund të bëjmë është që t’i kujtojmë me krenari”, ka thënë në vazhdim ajo.

Këtë herë, kërkohet që të respektohet kodi i veshjes me detaje nga veshjet tradicionale kombëtare.

Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

“Karakteristikë e Ballos Shqiptare është që kodi i veshjes të respektohet nga mysafirët e që preferohet një detaj nga veshja kombëtare”.
Nata nuk do të kalojë pa mirënjohje për artistët, e që mbetet një befasi gjithashtu për shpërblimet që do të bëhen.

Meqenëse janë mjaft të zonja e me karrierë të suksesshme, Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paçarada kanë qëndruar gjithnjë prapa organizimit për të promovuar kulturën dhe traditat shqiptare, por që në këtë edicion kanë pasur një bashkëpunim edhe me Komunën e Prishtinës e kryetarin Përparim Rama. /Telegrafi/

Pamje nga mbrëmja “Ballo Shqiptare” të realizuar para disa vitesh

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori