LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Dhurata Ahmetaj, publikon klipin e ri “A po vjen”

Rikthehet Dhurata Ahmetaj, publikon klipin e ri “A po vjen”

Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj, ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“A po vjen” titullohet kënga e saj më e re, e cila është ritmike-verore, dhe është punuar nga Room6.

Për vargjet e tekstit është kujdesur artisti i njohur Yll Limani, i cili njëherësh është edhe një nga miqtë më të mirë të këngëtares.

Dhurata Ahmetaj me paraqitje atraktive në klipin e ri “A po vjen” (Foto: YouTube)

Dhurata është nga ato këngëtare, e cila shumë më rrallë sjell projekte muzikore në skenë, teksa muaj më parë në një intervistë për Telegrafin, kishte treguar arsyet se pse ndodh kjo.

“Në fakt unë kam zgjedhur të funksionoj në këtë formë, të punoj këngë më rrallë, nuk i dihet ndoshta dhe e përshpejtoj këtë ritëm në të ardhmen, por sidoqoftë unë ndihem mirë sa herë që e finalizoj një projekt timin, edhe më mirë ndihem kur përkrahësit e mi e presin me kritika pozitive”, ka thënë Dhurata për Telegrafin.

Tërheqëse dhe me klas - këngëtarja Dhurata Ahmetaj: Po punoj në shumë projekte të reja, më prisni
Lexo po ashtu Tërheqëse dhe me klas - këngëtarja Dhurata Ahmetaj: Po punoj në shumë projekte të reja, më prisni

“A po vjen” është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip, i cili i është besuar produksionit Imagine Films.

Në muajt në vazhdim, Dhurata pritet të sjellë për fansat edhe tjera këngë të reja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori