LAJMI I FUNDIT:

Rihanna do të paguajë qiranë 415 mijë dollarë në muaj për qëndrimin në një vilë luksoze në New York

Rihanna do të paguajë qiranë 415 mijë dollarë në muaj për qëndrimin në një vilë luksoze në New York

Rihanna pretendohet se paguan 415,000 dollarë për të kaluar një muaj në rezidencën bregdetare, ku janë kryer xhirimet e reallity show-t “Kourtney And Khloe Take The Hamptons”.

Ylli 32-vjeçar i muzikës pop me prejardhje nga Barbadasi, kinse do të qëndrojë në pronë nga mesi i korrikut deri në mesin e gushtit, shkruan DailyMail.


Edhe pse një person i fshehtë në kampin e Rihannës thotë se kjo marrëveshje nuk është arritur, ndërmjetësi i saj Dylan Eckhardt i tha gazetës New York Post që ka marrëveshje.

Rihanna dyshohet se do të hedhë një depozitë sigurie prej një milion dollarësh për shtëpinë, e vendosur në një gadishull në fshatin Hamptons të Detit të Veriut.

E shtrirë në 8.900 metra katrorë, shtëpia përmban gjashtë banjo dhe pesë dhoma gjumi me një pishinë jashtë.

Rezidenca është e pajisur edhe me pajisje të përshtatura në vendndodhjen e saj në bregdet, duke përfshirë një urë dërrase e gjatë 85 metra.

Rihanna me sa duket do të ketë akses në varkat që vijnë me qira aty pranë nga Oqeani Atlantik.

Kur ajo të largohet nga Hamptons, ajo pretendohet se planifikon të zhvendoset në një shtëpi në Malibu deri në fund të shtatorit.

Ajo do të paguajë atë që burimet vlerësojnë si ‘qindra mijëra dollarë’ me qira në atë vendbanim, megjithëse marrëveshja ende nuk ka përfunduar’.

Në mes të pandemisë coronavirus, si dhe protestave dhe trazirave që përfshijnë vendin, disa yje kanë zgjedhur të qëndrojnë në izolim jashtë qytetit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori