Këngëtarja e hitit “Diamonds” do të performojë në mbrëmjen madhështore të 24 nëntorit, e do të marrë sigurt çmimin e Ikonës për ndikimin që ajo ka pasur me pop muzikën anë e mbanë botës.

Lajmi vjen pak ditë pasi bukuroshja arriti të hyjë për herë të 25-të në top 10 të Billboard Hot 100, duke u barazuar me Elvis Presleyn.


Hiti i ri i saj “The Monster” – një bashkëpunim me Eminem, po ashtu kënga e 45-të që arrin të futet në përgjithësi në Hot 100 të Billboard, duke u barazuar me Mariah Careyn.

Çmimi i Ikonës do të jetë trofeu i shtatë i Rihannas nga American Music Awards (AMA).