LAJMI I FUNDIT:

Rihanna dhe ASAP Rocky po planifikojnë të martohen në Barbados para lindjes së fëmijës së tyre

Rihanna dhe ASAP Rocky po planifikojnë të martohen në Barbados para lindjes së fëmijës së tyre

Rihanna thuhet se do të martohet me të dashurin e saj, reperi ASAP Rocky në Barbados pas lindjes së fëmijës së tyre.

Këngëtarja dhe partneri i saj, të dy 33 vjeç, njoftuan këtë javë se po presin të bëhen prindër, teksa ajo tregoi barkun e rrumbullakosur në një fotosesion emocionues në New York.

Dhe tani, çifti thuhet se po planifikojnë të thonë ‘Po’ njëri-tjetrit në vendlindjen e Rihanna-s në prani të kryeministres, Mia Mottley, 56 vjeç, si kumbare e të porsalindurit.

Foto: Rihanna/Instagram

“Rihanna është mahnitur plotësisht nga ASAP. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Rihanna ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale. Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, dhe ai ka thënë të njëjtën gjë”, tha një burim për Sunday Mirror.

“Nuk ka ende plane se kur do të jetë dasma, por nuk do të jetë para lindjes së foshnjës. Ajo gjithmonë ka dashur të martohet dhe ASAP është personi me të cilin ajo dëshiron të jetë përgjithmonë”, tha tutje ky burim.

Foto: Rihanna/Instagram

Burimi shtoi se dasma do të jetë në Barbados për shkak se familja është atje dhe ajo mban një ‘vend të veçantë në zemrat e tyre’, shkruan DailyMail.

Çifti ndau lajmin se po prisnin një fëmijë përmes një fotosesion të mrekullueshëm teksa këngëtarja u pa me një pallto rozë, gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e New Yorkut këtë javë.

Foto: Getty Images

Pas publikimit të lajmit, një person i brendshëm tha për People, se Rihanna ‘nuk mund të ishte më e lumtur dhe është shumë e emocionuar që do të bëhet nënë’.

“Të kesh një fëmijë është diçka në të cilën ajo nuk ishte përqendruar kurrë, por të qenit me Rocky-n e bëri ta mendoi këtë. Ajo i pëlqen të gjitha ndryshimet në trupin e saj gjatë shtatzënisë dhe gjithmonë i ka festuar gratë shtatzëna në shfaqjet e saj për Fenty”, tha një burim.

Foto: GC Images

“Gjithçka që bën Rihanna, e bën në mënyrën e saj në kohën e saj, dhe të ketë një fëmijë nuk ishte ndryshe”, shtoi burimi.

Këngëtarja e S&M me sa duket e prezantoi Rocky-n me babain e saj dhe me anëtarët e tjerë të familjes, gjatë një udhëtimi në Barbados afër fundit të vitit 2020.

Thashethemet për shtatzëninë u përhapën në fund të nëntorit, kur Rihanna vendosi shkurtimisht duart mbi barkun e saj gjatë një ceremonie ku ajo u emërua “hero kombëtare” nga Barbados, i cili sapo ishte bërë republikë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ledion Liçon apo Arbana Osmanin?" - Arbër Hajdari habit me zgjedhjen e tij

Magazina
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Magazina

"Krahët e tij, vendi im i preferuar" - Diola Dosti duket më e dashuruar se kurrë pranë Erolld Belegut

Magazina
Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA

Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA

Magazina

"Cilën nga opinionistet do ta zgjidhje përsëri?" - Arbër Hajdari befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori