LAJMI I FUNDIT:

Rihanna bëhet zyrtarisht miliarderja më e re në Amerikë

Rihanna bëhet zyrtarisht miliarderja më e re në Amerikë

Rihanna tani është miliarderja më e re në SHBA – duke e rrëzuar Kim Kardashian nga froni.

Këngëtarja 34-vjeçare së fundmi hyri në listën vjetore të “Forbes” të femrave të ‘vetë-bëra’ më të pasura në Amerikë për të tretin vit radhazi, duke u renditur në vendin e 21-të në përgjithësi. Ajo është e vetmja miliardere nën 40 vjeç në listë.


Miliarderja tjetër më e re në listën e Forbes është Kardashian, 41 vjeç, e cila ka një pasuri neto prej 1.8 miliard dollarësh (1.7 miliard euro).

Foto: Getty Images

Kylie Jenner e cila në moshën 24-vjeçare – u kurorëzua miliarderja më e re e “Forbes” në vitin 2018, iu heq titull pas një ri-llogaritjeje të vlerës së saj neto. Pasuria e saj neto aktualisht është 600 milionë dollarë ( mbi 585 milionë euro)

Pasuria neto e Rihannës tani është 1.4 miliard dollarë (1.3 miliard euro), që është vetëm pjesërisht nga karriera e saj e suksesshme muzikore.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga sipërmarrjet e saj, duke përfshirë Fenty Beauty, Fenty Skin dhe Savage X Fenty, shkruan New York Post.

Foto: Rihanna/Instagram

Në mars, Bloomberg raportoi se kompania e të brendshmeve Savage X Fenty po punonte me këshilltarët për një ofertë publike fillestare që mund ta vlerësonte kompaninë në 3 miliardë dollarë (2. 8 miliardë euro) ose më shumë, Rihanna zotëron 30 për qind të asaj kompanie.

Fituesja e nëntë herë të çmimit “Grammy” zotëron gjithashtu 50 për qind të Fenty Beauty, i cili u lansua në 2017 dhe solli 550 milionë dollarë (536 milionë euro) të ardhura në vitin 2020. Konglomerati francez i modës luksoze LVMH zotëron gjysmën tjetër të kompanisë.

Foto: Rihanna/Instagram

Në vitin 2012, këngëtarja “Love On The Brain” filloi një fond filantropie të quajtur Clara Lionel Foundation (CLF), duke synuar “të mbështesë dhe financojë iniciativat novatore të arsimit dhe qëndrueshmërisë ndaj klimës”, sipas faqes së internetit.

Një vit pas lansimit të fondacionit, CEO i Fenty Beauty mbajti dy fushata buzëkuqësh me MAC Cosmetics, duke mbledhur 60 milionë dollarë (58.5 milionë euro) për të përfituar gratë dhe fëmijët e prekur nga HIV/AIDS.

Foto: Getty Images

Në shkurt 2020, CLF u emërua një nga kompanitë jofitimprurëse më inovative në botë nga Fast Company.

Rihanna bëhet nënë për herë të parë
Lexo po ashtu Rihanna bëhet nënë për herë të parë

Në vitin 2019, ajo i tha The New York Times , “Nuk e kisha menduar kurrë se do të fitoja kaq shumë para, kështu që një numër nuk do të më ndalojë të punoj”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori