LAJMI I FUNDIT:

Rifillojnë kërkimet për aeroplanin e Salas, në Francë tifozët e Nantes u mblodhën për homazhe

Rifillojnë kërkimet për aeroplanin e Salas, në Francë tifozët e Nantes u mblodhën për homazhe

Kërkimet për aeroplanin që ishte duke bartur sulmuesin e Cardiffit, Emiliano Sala, kanë vazhduar në mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë).

Policia e Guernsey ka konfirmuar për Sky Sports se kërkimet kanë rifilluar në zonën ku dyshohet të ketë rënë aeroplani.


Zonat që do të kërkohen janë brigjet rreth Alderneyt ashtu sikurse shkëmbinjt dhe ishujt e vegjël do të jenë në fokus të kërkimeve.

Sala i prezantuar si lojtar i Cardiffit

Sala kishte shprehur brengën e tij për aeroplanin me të cilin po udhëtonte, duke shkruar një mesazh prekës që ua dërgoi miqve më të afërt të tij. Ai u frikësua për jetën.

Audio mesazhi i fundit i Sala dërguar miqve të tij
Lexo po ashtu Audio mesazhi i fundit i Sala dërguar miqve të tij

Ndërkohë, në Francë tifozët e klubit Nantes ku ai pati kohën më të mirë në karrierë u mblodhën në kujtim të tij.

Pikëllim i madh në Nantes për idhullin e klubit të qytetit. Foto: AFP/GettyImages

Tifozët e Nantes duke kënduar e brohoritur emrin e tij mbrëmjen e të martës e kaluan në qytetin e tyre, duke kujtuar sulmuesin dhe kontributin e tij të madh në klub.

Sala ka pasur 133 paraqitje për Nantesin duke shënuar 48 gola në proces.

Goli i fundit i Sala për Nantesin ishte ndaj Marseilles më 6 dhjetor. Ai u gjend në formë të përkryer në zonë duke shënuar një gol mjeshtëror me kokë, me çka gëzoi tej mase tifozët vendas.

Transferimi i tij te Cardiff u realizua me kërkesën urgjente të klubit uellsian që po lufton për mbijetesë, e të cilët paguan hiç më pak se 18 milionë funte për të.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori