LAJMI I FUNDIT:

Richarlison dhe Vinicius Jr përleshen mes vete në stërvitje, u desh intervenimi i bashkëlojtarëve për t’i ndarë

Richarlison dhe Vinicius Jr përleshen mes vete në stërvitje, u desh intervenimi i bashkëlojtarëve për t’i ndarë

Bashkëlojtarët te Kombëtarja e Brazilit, Richarlison dhe Vinicius Junior u kacafyten mes vete duke shkaktuar një grindje të ashpër, e cila përfundoi vetëm pas ndërhyrjes së bashkëlojtarëve.

Dyshja sulmuese pothuajse u përplasën edhe fizikisht gjatë të shtunës në një seance stërvitore përpara miqësores së Selacaos me Japoninë të hënën.


Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin, në të cilin u panë teksa grinden ylli i Evertonit, Richarlison dhe ai i Real Madridit, Viniciur Jr.

Bashkëlojtarët e tyre te kombëtarja e Brazilit – përfshirë superyllin e PSG-së, Neymar – u futën shpejt në mes për t’i ndarë ata.

Por, ndërhyrja e tyre u duk se e zemëroi më tej Richarlisonin, i cili vazhdoi të reagoj ashpër teksa Neymar vendosi duart rreth qafës së tij.

Megjithatë, insistimi i bashkëlojtarëve bëri që dyshja, Richarlison dhe Vinicius Jr të ndahen përfundimisht dhe të ecin në rrugë të ndara.

Arsyeja e incidentit mbetet ende e paqartë sidomos pas asaj që u pa katër ditë më parë, kur ylli i Evertonit e mirëpriti ngrohtësisht Viniciusin në kampin e Brazilit me një përqafim të ngrohtë pasi ky i fundit fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori