LAJMI I FUNDIT:

Richard Sharp jep dorëheqjen nga pozita e presidentit të BBC-së pasi nuk deklaroi ‘lidhjen me një kredi’ të Boris Johnson

Richard Sharp jep dorëheqjen nga pozita e presidentit të BBC-së pasi nuk deklaroi ‘lidhjen me një kredi’ të Boris Johnson

Richard Sharp ka dhënë dorëheqjen nga pozita e president të BBC-së pasi një raport zbuloi se ai kishte thyer rregullat duke ndihmuar Boris Johnson të siguronte një kredi prej 800,000 funtesh (rreth 910,000 euro).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hetimi u ngrit pasi raportet në Sunday Times zbuluan se Sharp, një bashkëpunëtor i ngushtë i Johnson, kishte luajtur një rol në financat personale të kryeministrit në të njëjtën kohë kur ai po kërkonte të siguronte pozicionin e lartë në BBC.


Dhe Sharp, një ish-bankier i Goldman Sachs, e ka kursyer kryeministrin Rishi Sunak që të mos detyrohet të vendosë për fatin e tij duke njoftuar se do të tërhiqet nga roli me ndikim në mbikëqyrjen e pavarësisë së transmetuesit publik në fund të qershorit.

Pas publikimit të raportit, Sunak tha se nuk e kishte parë raportin ose nuk kishte folur me z. Sharp pas dorëheqjes së tij.

Kryeministri u tha gjithashtu gazetarëve: “Kur ngrihen shqetësime, është e drejtë të ketë një proces të duhur, një proces të pavarur që ne nuk e paragjykojmë, e lejojmë të vazhdojë, të vërtetojë faktet e asaj që ka ndodhur, të arrihet në një përfundim”.

“… Richard Sharp ka dhënë dorëheqjen. Por është e drejtë që ne t’i bëjmë këto gjëra siç duhet dhe profesionalisht, mendoj se shumica e njerëzve do të mendojnë se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë”.

Në deklaratën e tij të dorëheqjes, Sharp këmbënguli se shkelja e rregullave ishte “e paqëllimshme dhe jo materiale”.

“Megjithatë, kam vendosur se është e drejtë t’i japim përparësi interesave të BBC-së”, shtoi ai.

“Mendoj se kjo çështje mund të jetë një shpërqendrim nga puna e mirë e korporatës nëse do të qëndroja në post deri në fund të mandatit tim”.

“Prandaj këtë mëngjes kam dhënë dorëheqjen”.

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, falënderoi zotin Sharp për shërbimin e tij dhe “përcjelljen dhe intelektin që solli në kohën e tij si drejtor”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Evropa
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori