LAJMI I FUNDIT:

Rice i vendosur të largohet nga West Ham, e ardhmja e tij mes Chelseat dhe Liverpoolit

Rice i vendosur të largohet nga West Ham, e ardhmja e tij mes Chelseat dhe Liverpoolit

Declan Rice vazhdon të jetë një objektiv i skuadrave të mëdha angleze.

Mesfushori anglez dëshiron të bëj një hapa para në karrierë dhe të luftojë me trofe, gjë që West Ham United nuk po ia mundëson pasi nuk ka forcë të sfidojë gjigantët anglez për të fituar tituj.


23-vjeçari ka kërkuar largimin nga klubi, por ai ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me West Ham që ka opsionin për t’ia vazhduar edhe një vit tjetër.

Liverpool dhe Chelsea janë duke e kërkuar me çdo kusht transferimin e anglezit dhe do të tentojnë në janar afrimin e tij.

Dy skuadrat angleze kanë nevojë për mesfushor dhe Rice qëndron në krye të listës së dëshirave.

West Ham nuk dëshiron ta largojë kapitenin e tyre, por nëse lojtari insiston për tu larguar atëherë ata synojnë të fitojnë 80 milionë euro nga shitja e Rice.

Përveç Liverpool e Chelsea, në garë për Rice vazhdon të mbetet edhe gjiganti tjetër anglez Manchester United. /Telegrafi/