LAJMI I FUNDIT:

Erdogan apo Kilicdaroglu – rezultatet e zgjedhjeve në Turqi pas numërimit të mbi 99 për qind të votave

Erdogan apo Kilicdaroglu – rezultatet e zgjedhjeve në Turqi pas numërimit të mbi 99 për qind të votave

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe udhëheqësi kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu me gjasë do të përballen në një balotazh.

Kjo pasi që asnjëri prej tyre nuk ka arritur të marrë mbi 50 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve në Turqi më 14 maj.

Një konkluzion i tillë mund të nxirret duke u bazuar në të dhënat që kanë nxjerrë mediat turke, sipas të cilave, në 99,38 për qind të votave të numëruara, Erdogan ka 49,42 ndërsa Kilicdaroglu ka 44,95 për qind.

Ndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij tradicional paszgjedhor ka deklaruar se vendi i tij ka përmbyllur me sukses një tjetër “festival të demokracisë” me zgjedhjet e 14 majit.

Numërimi drejt fundit, gjithçka ndodhi ditën e zgjedhjeve dhe rezultatet për president të Turqisë
Lexo po ashtu Numërimi drejt fundit, gjithçka ndodhi ditën e zgjedhjeve dhe rezultatet për president të Turqisë

Ndërsa udhëheqësi kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka thënë se ai do të pranonte rezultatin nëse ai çon në një balotazh dhe do ta fitonte atë.

Çfarë është bërë e rëndësishme tani është çështja se për cilën anë pozicionohet kandidati i tretë në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Sinan Ogan.

Bëhet fjalë për njeriun që mori rreth 5% të votave.

Dhe nëse këto rezultate shpallen edhe zyrtarisht, të dy kandidatët do të përballen përsëri më 28 maj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shembet ndërtesa trekatëshe në Stamboll, ekipet emergjente në kërkim të personave të ngujuar nën rrënoja

Shembet ndërtesa trekatëshe në Stamboll, ekipet emergjente në kërkim të personave të ngujuar nën rrënoja

Turqia
Rusët ia huqin sërish – godasin pozicionet e tyre mbrojtëse duke menduar se janë të ukrainasve

Rusët ia huqin sërish – godasin pozicionet e tyre mbrojtëse duke menduar se janë të ukrainasve

Evropa
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori