LAJMI I FUNDIT:

Rezerva të mëdha ari zbulohen në Turqinë veriperëndimore – vlerësohet rreth 6 miliardë dollarë

Rezerva të mëdha ari zbulohen në Turqinë veriperëndimore – vlerësohet rreth 6 miliardë dollarë

Rezerva të mëdha që janë zbuluar në fushën e minierave në provincën veriperëndimore të Bilecik vlerësohet të jetë me vlerë rreth 6 miliardë dollarë (46 miliardë TL).

“Ne po flasim për një vlerë prej rreth 6 miliardë dollarë kur përpiqemi ta vëmë atë në vlerë me çmimet e sotme”, tha drejtori i përgjithshëm i “Turkish Agricultural Credit Cooperatives”, Fahrettin Poyraz në lidhje me rezervën në minierën e arit Söğüt.


Poyraz i tha mediave turke se raporti i tyre i fundit për Borsa Istanbul Stock Exchange (BIST) vlerësoi se rezervat e arit ishin “rreth 100 tonë” në fushë, përcjell Telegrafi.

Fusha në fjalë u dha në vitin 2008 për tu operuar nga kompania Koza Altın por u transferua te Gübretaş në dhjetor të vitit 2019 pas një procesi gjyqësor për anulimin e kontratës pasi e para nuk përmbushi detyrimin e saj.

Poyraz theksoi se miniera e arit Söğüt është ndër minierat më të rëndësishme në botë.

Ai tha se ata kanë vendosur që ata do ta nxjerrin arin vetë dhe kanë vendosur një objektiv dy-vjeçar për të sjellë vlerë në ekonomi. /Telegrafi/