Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me gjysmë pikë përqindjeje që është më e madhja në 22 vite.
Banka Qendrore e SHBA-së caktoi normën e synuar të fondeve federale në një interval midis 0.75 për qind dhe 1 për qind me një vendim unanim, i cili mund të pasohet nga një rritje e mëtejshme e kostove të huamarrjes me përmasa që mund të jenë të ngjashme.
“Pavarësisht rënies së Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë tre muajve të parë të këtij viti, shpenzimet e konsumatorëve familjarë dhe investimet fikse të bizneseve vazhdojnë të mbeten në nivele të larta. Rikthimet në vendet e punës kanë qenë po ashtu në nivele të mëdha”, tha për rritjen e normës së interesit Komiteti Federal i Tregut të Hapur.
Inflacioni “mbetet i lartë”, me luftën në Ukrainë dhe izolimet e reja të shkaktuara nga pandemia e COVID-19 në Kinë që kërcënojnë të ushtrojnë presionin të lartë.
Në këtë deklaratë u tha se bilanci i obligacioneve të FED, i cili u rrit në rreth 9 trilionë dollarë teksa Banka Qendrore po përpiqej të ndihmonte ekonominë si rrjedhojë e pasojave të COVID-19, do të lejohet të bjerë me 47.5 miliardë dollarë ҫdo muaj në qershor, korrik dhe gusht. Ky reduktim do të shkojë deri në 95 miliardë dollarë në muaj duke filluar nga shtatori.
Politikëbërësit nuk dhanë projeksione të reja ekonomike pas takimit të kësaj jave, por të dhënat që nga mbledhja e tyre e fundit në mars nuk tregojnë shenjat e ndonjë ngadalësimi të inflacionit, të rritjes së pagave apo të ritmit të shpejtë të punësimeve.
Tregjet e aksioneve në SHBA pësuan një rritje pas këtij njoftimi, ndërsa yield-et e obligacioneve të qeverisë nuk patën ndonjë ndryshim të madh. Dollari u dobësua në përmasa modeste kundrejt një shporte valutash të partnerëve kryesorë tregtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përdorimi i kartelës bankare trend në rritje edhe në Kosovë

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Industria e prodhimit të çelikut në Europë ndodhet në rrezik

Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Evapify - kompania lider në teknologjinë e vapes dhe produkteve alternative të nikotinës

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'