LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Barazimi ishte epilog real, Feronikeli ’74 tani është më i fortë

Rexhepi: Barazimi ishte epilog real, Feronikeli ’74 tani është më i fortë

Feronikeli ’74 ka barazuar pa gola 0-0 në kuadër të xhiros së 10-të përballë Prishtinës.

Skuadra nga Drenasi pati edhe raste shënimi, por në fund nuk ia dolën të marrin më shumë se një pikë.


Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengis Rexhepi pas ndeshjes ka thënë se barazimi ka qenë epilog real në këtë sfidë me kryeqytetasit.

“Duke e parë lojën, realisht Feronikeli ka luajtur lojë më të mirë, por duke i parë edhe rastet, mendoj se barazimi ishte epilog real. Kemi pasur probleme sepse nuk nisëm mirë. Pas minutës së 10-të, e kontrolluam ndeshjen, patëm rastet e shënimit”.

“Nuk duhet të harrojmë që Prishtina është skuadër e fortë dhe është e rëndë të luash ndaj Prishtinës. Futbollistët e mi i përgëzoj për karakterin dhe kualtetin që shfaqën. Me plot meritë morëm barazimin dhe me lojë kemi qenë më mirë. Kemi pasur mundësi edhe ta fitojmë ndeshjen”, u shpreh fillimisht Rexhepi për “ArtMotion”.

Feronikeli '74 dhe Prishtina luajnë baras në Drenas
Lexo po ashtu Feronikeli '74 dhe Prishtina luajnë baras në Drenas

Rexhepi tutje ka thënë se Feronikeli ’74 i xhiros së parë me këtë aktualin kanë dallime shumë të mëdha.

“Duke marrë parasysh se nisëm sezonin në Hajvali ndaj Prishtinës, ai Feronikel dhe ky tani, kanë dallim si nata me ditë. Kjo tregon punën që kemi bërë”.

“Sot kemi qenë me lojë në nivelin e duhur. Jemi skuadër që jemi futur në Superligë, por dallimi është një apo dy pikë me skuadrat tjera. Jemi në rrugë të mirë por nuk duhet të kënaqemi me këtë. Duhet të punojmë për t’u paraqitur edhe më mirë”, tha Rexhepi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori