Reus nuk luan ndaj Ishujve Faroe

24-vjeçari ka një inflamacion (gastroenterit), ashtu që do të kthehet në Dortmund për t’u mjekuar.
“Marco Reus nuk do të udhëtojë me ekipin kombëtar gjerman për në Ishujt Faroe. 24-vjeçari është duke vuajtur nga një infeksion gastrointestinal”, thuhet në një komunikatë të Federatës Gjermane të Futbollit.
Gjermania është e pamposhtur në Grupin C, me gjashtë fitore dhe një barazim, dhe me fitore ndaj Ishujve Faroe në Torshavn, mund ta sigurojë kualifikimin, në rast se Suedia dështon ta mposhtë Kazakistanin në Astana. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/09/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































