LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut nxjerrin në pah gjendjen e tmerrshme ekologjike në lumin Vardar (Foto)

Reshjet e shiut nxjerrin në pah gjendjen e tmerrshme ekologjike në lumin Vardar (Foto)

Reshjet e mëdha të shiut që kapluan vendin ditëve të fundit rritën nivelin e ujit të të gjithë lumenjve, përfshi edhe atë të Lumit Vardar. Por kjo nuk është e tëra, reshjet nxorrën në sipërfaqe edhe një mori mbeturinash, më të theksuara shishet e plastikës.

Qytetarët shprehen kritik duke theksuar se nuk janë të ndërgjegjshëm dhe nuk mbajnë llogari për rruajtjen e ambientit.


“Është për të të ardhur keq që janë mbledhur kaq shumë mbeturina, fatkeqësisht shihet se nuk jemi të përgjegjshëm.Shpresoj të pastrohen,unë jam që të pastrohet por do shohim”.

Nga ana tjetër si problem mbetet edhe mospastrimi i shtratit të lumenjve.

“Nuk pastrohet shtrati, nuk mbahet por edhe ne qytetarët në shkallë të madhe jemi fajtor dhe e gjithë kjo e shkakton, ne nuk mbajmë llogari për asgjë”.

“Shpresoj që njerëzit do të ndalojnë së hedhuri mbeturina.Problemi nuk është vetëm tek institucionet por më shumë te njerëzit që hedhin mbeturina cdo ditë, gjithandej. Fillimisht duhet ata të vetëdijësohen pastaj institucionet”.

Reshjet e shiut dëmtuan edhe disa objekte, përfshi edhe ato të projektit “Shkupi 2014”, që gjenden për rreth Lumit Vardar.

Pikërisht pjesa e lumit ku janë vendosur anijet e projektit ‘Shkupi 2014’ tregon pamjen e vërtetë të pastërtisë në lumin Vardar në rrjedhën e tij në kryeqytet, ndërsa shtrati i lumit me vite të tëra nuk është pastruar dhe është përplot me mbeturina komunale dhe ndërtimore por institucionet assesi të ndërmarin ndonjë hap konkret për të shmangur këtë pamje të tmerrshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori