Humb jetën 28-vjeçari në aksident pranë Kratovës, automjeti u përplas me mur betoni

mpb aksident

Vetëm 10 minuta pas mesnatës, në SPB të Kratovës është raportuar se në rrugën kryesore pranë fshatit Stracin, Kratovë, një automjet pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga N.S. (28) nga Kriva Palanka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur mbrojtës betoni.
“N.S. vdiq në vendngjarje, ndërsa vdekjen e tij e konfirmoi një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë iu dorëzua Institutit të Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa inspektimin e kreu një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Kratovës”, informoi Ministria e Brendshme.
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































