LAJMI I FUNDIT:

Reshje te mëdha shiu dhe vërshime, hoteli me 150 dhoma shembet në Pakistan – publikohen pamjet

Reshje te mëdha shiu dhe vërshime, hoteli me 150 dhoma shembet në Pakistan – publikohen pamjet

Ky është momenti kur një hotel luksoz në Pakistan shembet nga vërshimet, që gjithashtu shkatërruan 170 mijë shtëpi në këtë vend.

Hoteli me 150 dhoma gjumi në Kalam – konsiderohej si hoteli më i madh në këtë rajon, por mjaftoi që reshjet e mëdha të shiut të përmbysin rrugët dhe në një moment uji të marrë me vete, transmeton Telegrafi.


Kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera që të tejkalojë këto vërshime vdekjeprurëse – duke i detyruar autoritetet të shpallin gjendjen emergjente.

Përveç shirave të rrëmbyeshëm, në Pakistan numri i të vdekurve ka shkuar në 937 nga qershor – ku shumica prej tyre ishin fëmijë.

Këto vdekje janë shkaktuar kryesisht nga vërshimet, që janë të shpeshta në këtë vend dhe shkaktojnë një situatë kaosi. /Telegrafi/