LAJMI I FUNDIT:

Reparti i Urgjencës në Mitrovicë ngrit çmimin e shërbimeve për pacientë – sqaron drejtori Sylejmani

Reparti i Urgjencës në Mitrovicë ngrit çmimin e shërbimeve për pacientë – sqaron drejtori Sylejmani

Për trajtim në repartin e urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, secili pacient i cili nuk është rast emergjent duhet të paguajë tri (3) euro.

Shumë qytetarë të kësaj komune kanë reaguar nëpër rrjete sociale, duke shkruar se nuk është vendim i drejtë, sidomos për një komunë, e cila është lënë anash nga aspekti ekonomik.

Qytetarja Gëzime Ramadani për Telegrafin tha se vendimi nuk është aspak i drejtë, për një komunë e cila ka nevojë për shërbime më të mira, e jo të rëndojnë edhe më shumë qytetarët.


“Nuk jam duke i kuptuar. Reparti i rasteve emergjente është shumë i ndjeshëm. Kush i menaxhon ato të hyra, ku shkojnë ato pare? Mos po shkojnë për ne si qytetarë, për të na e lehtësuar shërbimin? Jo aspak”, ka shprehur shqetësimin e saj, Ramadani.

Në anën tjetër drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se ky vendim është marr nga fluksi i madh i pacientëve, të cilët nuk janë raste emergjente për trajtim.

Sylejmani tha se si institucion duan që pacientët t’i kthehen mjekëve të tyre familjare, e jo të shkojnë në Repartin e Emergjencës, duke mos qenë shumica e tyre rast emergjentë.

“Vendimi ka ardhur nga rastet jo emergjente, ndërsa për raste emergjente është pa pare. Ky vendim ka ardhur pasi ka fluks të madh të pacientëve, dhe ne duam që pacienti të kthehet tek mjeku i vet familjarë që mos ta ngarkojmë emergjencën edhe në ndërrimin e natës. Kjo ka qenë arsyeja për të cilën e kemi marr këtë vendim, vetëm për rastet jo emergjente.  Aty reparti jo vetëm që është i ngarkuar, por nuk po të dihet kush ka prioritet nga rastet që janë emergjente, pasi ka fluks të madh të pacientëve”, ka thënë drejtori Sylejmani.

Sipas tij, të gjitha procedurat për të ardhur deri tek ky vendim kanë shkuar në mënyrë ligjore.

“Procedurat janë ndjek nëpër të gjitha instancat ligjore duke filluar nga drejtoria për Shëndetësi, komitetit për Politik dhe Financa, ministrisë së Administratës Publike dhe Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e kanë pa të arsyeshme që të marrin këtë vendim. Nuk ka të keqe asgjë në këtë punë, vetëm është bërë që pacientët të orientohen dhe të kërkojnë shërbime në mjekësinë familjare”, tha drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit

Dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit

Lajme
Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Lajme
Banorët e cilave rajone në Kosovë dhurojnë më së shumti gjak? Tregon menaxherja Mavraj

Banorët e cilave rajone në Kosovë dhurojnë më së shumti gjak? Tregon menaxherja Mavraj

Shëndetësi
Krasniqi i prerë: PDK nuk pranon asnjë ide për bashkëpunim me LVV-në

Krasniqi i prerë: PDK nuk pranon asnjë ide për bashkëpunim me LVV-në

Lajme
Basha: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, jo vetëm e LVV-së

Basha: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, jo vetëm e LVV-së

Lajme
Nis konventa e përgjithshme, Hamza: PDK nuk është alternativë, është nevojë e domosdoshme

Nis konventa e përgjithshme, Hamza: PDK nuk është alternativë, është nevojë e domosdoshme

Lajme
Kalo në kategori