LAJMI I FUNDIT:

Rënie e madhe e Taylor Swift në listën e yjeve të pasur

Rënie e madhe e Taylor Swift në listën e yjeve të pasur

Këngëtarja e muzikës pop, Taylor Swift, ka rënë nga numri 1 në të 49-tin në klasifikimin e përvitshëm të yjeve të pasura sipas revistës Forbes, pasi fitimet e saj ranë me 126 milionë dollarë në një vit.

27-vjeçarja kryesonte listën në 2016 me 170 milionë dollarë fitime nga turneu i saj i suksesshëm botëror, ndërsa ajo mori edhe shumë medalje. Kjo rënie (44 milionë të fituara këtë vit) erdhi edhe për shkak të arsyeve të saj personale, përveç atyre profesionale.


Swift pushtoi titujt kryesorë me romancën e saj me aktorin Tom Hiddleston dhe përplasjet me Kanye West e bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, si edhe me rivalen e saj, Katy Perry.

Ajo po ashtu la pas shpine edhe ndarjen me DJ e njohur Calvin Harris. Pa një turne vitin e kaluar, fitimet e Sëift ranë me 74 për qind dhe siç vlerësohet nga Forbes, në periudhën 1 qershor 2016 – 1 qershor 2017, ishin 44 milionë dollarë.

Reperi Sean Diddy Combs u rendit në krye të listës së të pasurve për vitin 2017 me fitime vjetore prej 130 milionë dollarësh, kjo kryesisht për shkak të turneut të ribashkimit të Bad Voy Family, linjës së tij të veshjeve Sean John dhe partneritetit me Ciroc Vodka, transmeton Top Channel.

Beyonce ndodhet në vendin e dytë me 105 milionë dollarë të fituara vitin e shkuar, falë albumit të saj Lemonade dhe turit botëror, ndërsa autorja e Harry Potter, JK Rowling, është rikthyer në treshen e parë falë filmit të radhës. Rikthimi i novelistes në listën që përfshin yjet më të paguar në një periudhë 12 mujore, vjen dy javë para 20-vjetorit të librit të parë të saj të serisë së magjishme, Harry Poter dhe Guri i Filozofit.

Në listë po ashtu gjenden edhe “Coldplay”, me 88 milionë dollarë fitime, Adele me 69 milionë dollarë, Elton John me 60 milionë dollarë etj.

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori