LAJMI I FUNDIT:

Renegades ka mposhtur LookingForOrg në kualifikuesen e Azisë, një ndeshje larg kualifikimit për PGL Antwerp Major

Renegades ka mposhtur LookingForOrg në kualifikuesen e Azisë, një ndeshje larg kualifikimit për PGL Antwerp Major

Ekipi australian Renegades ka fituar ndeshjen e parë kundër ekipit vendas LookingForOrg, dhe është një ndeshje larg kualifikimit për në PGL Antwerp Major.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘bo3’ përfundoj në favor të ekipit Renegades, të cilët mposhtën LookingForOrg me rezultat të pergjithshëm 2:0 me mapa.


Lojtari më i vlefshëm i kësaj ndeshje u shpall Jay ‘Liazz’ Tregillgas, me vlerësimin 1.34.

Ndeshjen e radhës Renegades do ta zhvillojë nesër (e shtunë) kundër ekipit IHC, ku fituesi do të sigurojë vendin për në PGL Antwerp Major.

Ndërsa LookingForOrg është duke zhvilluar ndeshjen kundër ekipit tjetër me humbje, TyLoo, fituesi i kësaj ndeshje do të pres humbësin e ndeshjes Renegades – LookingForOrg, ndërsa humbësi do të eliminohet dhe do të humb mundësin për në Major.

Oraret e ndeshjeve të radhës në kuadër të PGL ASIA RMR:

E shtunë, 16 prill

11:00 IHC – Renegades (fituesi kualifikohet në PGL Antwerp Major 2022)
14:45 humbësi i ndeshjes IHC/Renegades – fituesi i ndeshjes TyLoo/LookingForOrg


Formacioni i ekipit Renegades:

Simon “Sico” Williams
Jay “Liazz” Tregillgas
Alistair “aliStair” Johnston
Joshua “INS” Potter
Jordan “Hatz” Bajic