Shtëpia më e madhe e futbollit ndërkombëtar, FIFA, ka publikuar ranglistën e shteteve më të mira në botë.

Gjatë ditës së sotme, FIFA ka publikuar këtë renditje, derisa është mësuar edhe pozita e re e Përfaqësueses së Kosovës.

Derisa Kosova nuk ka luajtur këtë muaj asnjë ndeshje, pozita e ‘Dardanëve’ në këtë ranglistë nuk ka ndryshuar fare.

Saktësisht, Kosova ka mbetur në pozitën e 115-të, me 1174 pikë, aq sa kishte edhe në ranglistën e publikuar më 28 nëntor.

Ndryshe, ndeshjet e fundit, Kosova i ka zhvilluar në muajin nëntor.

Djelmoshat e Bernard Challandes fillimisht u mposhtën me rezultat 2-1 nga Republika e Çekisë në Plzen, ndërkaq, më pas në Prishtinë humbën nga Anglia me rezultat 4-0.