LAJMI I FUNDIT:

Renditja e BKT Superligës së Kosovës pas javës së 24-të: Ballkani mbetet lider, Gjilani afrohet

Renditja e BKT Superligës së Kosovës pas javës së 24-të: Ballkani mbetet lider, Gjilani afrohet

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 24-të në BKT Superligën e Kosovës, ku nuk munguan derbit dhe ndeshjet e bukura.

Pa dyshim që ndeshja kryesore ishte ajo e zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit, që u mbyll baras 1-1.


Ballkani ka gabuar këtë javë, pasi që është  mposhtur nga Malisheva me rezultat 2-0. Llapi dhe Drenica kanë zhvilluar një ndeshje shumë të bukur që u mbyll baras 3-3.

Prishtina është kthyer te fitorja pasi mposhti Feronikeli me rezultat 3-0. Ndeshja e mbijetesës mes Ulpianës dhe Malishevës u mbyll baras 1-1.

Gjilani me pikën e marr në derbi është afruar në vetëm një pikë me Ballkanin, pasi që aktualisht ka 47 pikë, ndërsa Suharekasit kanë 48 pikë.

Drita mbetet e treta me 42 pikë, dy më shumë se Llapi që ka 40 pikë.

Drenica mbetet e pesta me 32 pikë, ndërsa Prishtina e gjashta me 29 pikë.

Malisheva, Dukagjini dhe Ulpiana vazhdojnë të luftojnë për mbijetesë duke mbajtur pozitat shtatë, tetë dhe nëntë.

Feronikeli janë të fundit me 11 pikë dhe të dorëzuar në luftën për mbijetesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori