LAJMI I FUNDIT:

Rekord i fitimeve nga estrada: Buxheti i Kosovës arkëtoi mbi dy milionë euro tatime prej tyre gjatë 2023-tës

Rekord i fitimeve nga estrada: Buxheti i Kosovës arkëtoi mbi dy milionë euro tatime prej tyre gjatë 2023-tës

2023-ta një vit i rekordeve. Kështu tregojnë statistikat e Administratës Tatimore të Kosovës në raport me këngëtarët e estradës.

Ata kanë rritur qarkullimin e tyre duke ushtruar veprimtarinë në koncerte, ahengje e dasma, por krahas kësaj është rritur edhe shuma që ata i paguajnë shtetit në formë të tatimeve.


Estrada kosovare mund të thuhet lirshëm se këtë vit pati një “metamorfozë” në aspektin pozitiv të fjalës.

Administrata Tatimore e Kosovës

Një rritje e dukshme e aktivitetit të tyre u vërejt në tregun muzikor. Kjo derivoi në një aktivitet jashtëzakonisht të shtuar nëpër dasma, koncerte, ahengje e aktivitete të tjera, ku muzika është prezente.

E nënkuptueshme që kjo rriti të ardhurat e tyre, e paralelisht me të edhe obligimet ndaj shtetit.

Të gjitha lajmet nga Valentina Bytyqi-Sefa
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Valentina Bytyqi-Sefa

Këtë e konfirmon në një përgjigje për Telegrafin edhe zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi – Sefa.

Valentina Bytyqi (Foto: Facebook)

Ajo bën me dije se nga dhjetë milionë euro, sa ishte qarkullimi i estradës në vitin 2021, këtë vit kjo shumë ka arritur në mbi 20 milionë.

Në këtë formë, janë dyfishuar edhe tatimet e paguara ndaj shteti.

“Monitorimi strikt i aktivitetit të këngëtarëve, i cili po bëhet edhe për mes projektit për përmbushje tatimore, ka arritur efekt në ngritje të vet deklarimit të kësaj kategorie të tatimpaguesve, ku gjatë viti 2022 është rritur qarkullimi i deklaruara rreth 10 milionë euro që ishte në vitin paraprak në vitin 2021, në mbi 20 milionë euro, apo edhe rritje të tatimeve të paguara nga rreth 800 mijë që ishin vitin 2021 në rreth 2 milionë euro në vitin 2022 vetëm nga këngëtarët. Ndërsa, vetëm për periudhën janar-tetor të këtij viti kemi 2, 059,104 euro pagesa të tatimeve nga këngëtaret”, thotë zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi – Sefa.

Administrata Tatimore e Kosovës

Rritja e qarkullimit, sipas ATK-së është dëshmi se ky institucion po punon në ngritjen e vetëdijes për qarkullim.

“Ky është një rezultat që tregon që ne jemi duke punuar në shumë drejtime sikurse në ngritjen të vetëdijes për vet deklarim dhe pagesë të tatimeve nga ana e bizneseve po të njëjtën kohë edhe me masat aty ku nuk iu binden ligjit”, shton ajo.

Foto: Screenshot/Facebook

Bytyqi – Sefa, sqaron numri i këngëtarëve tatimpagues vitin e kaluar, ishte rreth 545, teksa këtë vit janë 660 të tillë.

“Për periudhën referuese 2022, numri i tatimpaguesve – këngëtareve dhe të ngjashme ka qenë 545, ndërsa për këtë vit kemi 660 deklarues. Vlen të ceket që te sektori i estradës, zakonisht janë te regjistruar si biznese individuale dhe koha e deklarimit te deklaratës vjetore dhe pagesave te bizneset individuale është afati deri me 1 mars 2024”, përfundon ajo.

Interesante në aspektin e aktivitetit të estradës, pritet të jetë situata në vitin 2024, ku liberalizimi i vizave pritet t’i ndryshojë rrethanat.

Kujtojmë se këngëtarët e estradës, nëse eventualisht performojnë jashtë Kosovës, paguajnë tatim në shtetin ku ata kryejnë veprimtarinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Magazina
Kalo në kategori