LAJMI I FUNDIT:

Reja flet për fitoren, lojtarët e rinj dhe situatën e tij te Shqipëria

Reja flet për fitoren, lojtarët e rinj dhe situatën e tij te Shqipëria

Shqipëria fitoi me rezultat 2-0 përballë Armenisë falë golave të Xhuliano Skukës dhe Kristjan Asllanit. Suksesi i parë për vitin 2022 erdhi pas 369 ditësh, triumf për të cilin Edi Reja foli për emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport, aty ku preku edhe tema të tjera, duke u ndalur edhe te lojtarët e Superiores.

Fitore në ndeshjen e fundit? Ndoshta, po nuk i dihet, nuk mund ta them. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Djemtë treguan temperament dhe dëshirë të madhe. Kur ka lëvizje në sulm loja bëhet edhe më e lehtë për mesfushën. Luajtëm mirë, jam i kënaqur sot. Ky duhet të jetë shpirti i Shqipërisë, me ose pa mua, pasi energjia e djemve është e rëndësishme në ekipin kombëtar, njësoj si dëshira dhe lidhja me fanellën.

Lojtarët e Superiores? I kam ndjekur këta lojtarë gjatë kampionatit. Ka shumë lojtarë që më kanë rënë në sy, ka lojtarë që mund të bëjnë mirë në Kombëtare. Mua më pëlqen të bëj edhe stërvitje dhe seleksionime javore apo mujore, gjithmonë nëse më lejojnë klubet. Nuk e di nëse do të vazhdoj, por kushdo që do vijë do të gjejë një punë të ngritur, do gjejë tavolinën plot dhe shumë lojtarë të talentuar, do ketë mundësinë të zgjedhë.


Nëse do jem unë, i kam idetë e qarta. Detyra ime ishte të rrisja vlerat e lojtarëve, mendoj se kemi lojtarë që janë të gatshëm për të luajtur me Kombëtaren. Nëse do të vazhdoj si trajner i Shqipërisë, e di se ku duhet të ndërhyj.

Lojtarët e rinj? Të gjithë janë të aftë, Skuka tregoi vlerat e tij, edhe Hadroj ka vlera në aspektin dinamik dhe atë të rezistencës, por duhet të përmirësojë diçka në aspektin teknik. Ka edhe shumë të tjerë. Edhe Bitri po bën mirë, në lartësi janë edhe lojtarë të tjerë që nuk i grumbullova këtë radhë. Cara është lojtar interesant, ka teknikë, lëvizshmëri dhe ritëm. Janë lojtarët që duhet mbështetur dhe duhen integruar në ekipin kombëtar. Kemi rreth 40-50 lojtarë që mund të jenë pjesë e Kombëtares.

Goli i parë? Kur ke kohën në dispozicion për të punuar bën edhe gjëra të tilla, por ka raste që lojtarët i harrojnë lëvizjet që përgatisim. Përgatitëm disa lëvizje, lojtarët i mbajtën mend dhe i bënë në ndeshje. Sa bukur do ishte nëse do kishim më shumë kohë për të punuar së bashku. Kemi kualitet, e treguam në lëvizjet e sotme. Fizikisht jemi mirë, por kemi nevojë për t’u përmirësuar në aspektin taktik”, përfundoi trajneri i Shqipërisë. /SuperSport/

Në trend Sport

Më shumë
Ai bëri një mrekulli në 2.9 sekonda: Nokauti më i shpejtë i parë ndonjëherë në sportet luftarake

Ai bëri një mrekulli në 2.9 sekonda: Nokauti më i shpejtë i parë ndonjëherë në sportet luftarake

Sportet Luftarake
Komedi në La Liga: Mbrojtësi mashtroi në mënyrë “gjeniale” gjyqtarin, por u zbulua nga VAR-i

Komedi në La Liga: Mbrojtësi mashtroi në mënyrë “gjeniale” gjyqtarin, por u zbulua nga VAR-i

La Liga
Shtyhet derbi Everton-Liverpool vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes

Shtyhet derbi Everton-Liverpool vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes

Premier League
AS zbulon letrën që ka lënë Mbappe në zhveshtore pas humbjes së penalltisë ndaj Bilbaos

AS zbulon letrën që ka lënë Mbappe në zhveshtore pas humbjes së penalltisë ndaj Bilbaos

La Liga
Hansi Flick nuk dëshiron që drejtuesit e Barcelonës ta largojnë yllin e ekipit

Hansi Flick nuk dëshiron që drejtuesit e Barcelonës ta largojnë yllin e ekipit

La Liga
Real Madridi mund të eksplorojë marrëveshjen e shkëmbimit të lojtarëve me Liverpoolin

Real Madridi mund të eksplorojë marrëveshjen e shkëmbimit të lojtarëve me Liverpoolin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori