LAJMI I FUNDIT:

Reja i beson përvojës, formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Hungarisë

Reja i beson përvojës, formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Hungarisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me atë të Hungarisë ditën e sotme.

Për kuqezinjtë kjo është ndeshja më e rëndësishme deri më tani në Grupin I, pasi tri pikët janë mëse të nevojshme.


Një fitore eventuale sot në Puskas Arena e kuqezinjve, do të bënte që ata të mbesin fuqishëm në garë për kualifikim në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

E për këtë takim trajneri italian i Shqipërisë, Edoardo Reja i ka besuar futbollistëve më me përvojë që të marrë pikët e plota në Budapest.

Shqipëria në këtë takim do të luaj me skemën e famshme të Edy Rejas 3-5-2.

Në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha që ka fituar balotazhin me Thomas Strakoshën.

Ndërsa para Berishës do të konfirmohen sërish treshja e mbrojtjes Ismajli-Kumbulla-Gjimshiti, të cilët luajtën titullarë edhe në ndeshjet e shtatorit.

Në mesfushë, nga krahët do të luajnë Elseid Hysaj në të djathtë dhe Lorenc Trashi në të majtë, ndërsa në qendër do të luajë i përhershmi Klaus Gjasula, që këtë herë do të shoqërohet nga Keidi Bare dhe Endri Çekiçi, që pas formës së mirë të shfaqur te Konyaspor, ka bindur edhe trajnerin Edi Reja.

Në sulm konfirmohet sulmuesi me përvojë Sokol Cikalleshi, i cili nuk luajti në ndeshjen e parë ndaj maxharëve për shkak të një dëmtimi, ndërsa në ‘Puskas Arena’ do të luajë përkrah njeriut që e njeh më së miri atë stadium dhe kundërshtarin,  Myrto Uzuni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori