LAJMI I FUNDIT:

Reijnders i dashuruar me Milanin: Dua të qëndroj gjatë këtu

Reijnders i dashuruar me Milanin: Dua të qëndroj gjatë këtu

Tijjani Reijnders është një nga goditjet më të mira të Milanit, së paku kështu thonë statistikat e tij dhe paraqitja në fushë në këto tre sfidat e para në Serie A.

Mesfushori holandez iu bashkua Rossonerëve nga AZ Alkmaar dhe menjëherë ka zënë vend në formacionin bazë të trajnerit Stefano Pioli.

25-vjeçari ka folur nga grumbullimi me Kombëtaren holandeze duke thënë se është i lumtur që është pjesë e Milanit dhe se dëshiron të qëndroj gjatë te kjo skuadër.

Top 10 blerjet më të shtrenjta në Serie A – dominojnë ardhjet e Milanit, por i pari është mbrojtësi i Interit
Lexo po ashtu Top 10 blerjet më të shtrenjta në Serie A – dominojnë ardhjet e Milanit, por i pari është mbrojtësi i Interit

“Jam në një nga klubet më të mëdha në botë. E shoh veten duke luajtur këtu edhe për disa vite të tjera”, tha mesfushori holandez.

“Kur jam në palestër, shoh ‘Hall of Fame’. Aty shoh Gullit dhe Van Basten me Topat e Artë. Këtu te Milan janë shumë të lumtur me lojtarët holandezë. Më quajnë ‘Power Reijnders’, nga ‘Power Rangers’. Ata shpikin gjithçka”.

Iu bashkua Milanit këtë verë, por mesfushori thotë se refuzoi Barcelonën për kuqezinjtë
Lexo po ashtu Iu bashkua Milanit këtë verë, por mesfushori thotë se refuzoi Barcelonën për kuqezinjtë

“Edhe pse sezoni sapo ka filluar, ne jemi në rrugën e duhur. Unë me të vërtetë dua të fitoj titullin. Nuk kam fituar asnjë çmim në jetën time dhe dua që titulli të jetë i pari për mua në këtë klub të bukur”, deklaroi mesfushori holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Serie A
Erling Haaland me het-trik, Norvegjia dominoi Kosovën në Oslo

Erling Haaland me het-trik, Norvegjia dominoi Kosovën në Oslo

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Premier League
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori