Ylli i Hollywoodit, Steven Spielberg, ka marrë mbrojtje nga gjykata pas kërcënimeve të vazhdueshme me vrasje.

Regjisori, 73 vjeçar, më parë paraqiti dokumente ligjore duke kërkuar mbrojtje kundër një gruaje të quajtur Sarah Char, raportoi TMZ të martën.

I njëjti theksoi se ishte informuar nga policia se Char ishte përpjekur të blinte një armë në mënyrë që ta vriste atë.

Steven Spielberg (Foto: Getty Images)

Dokumentet gjithashtu pretendojnë se gruaja ishte arrestuar më parë për ngacmim, duke bërë kërcënime dhe ndjekje, megjithëse ishte e paqartë nëse ai ishte objektivi i saj i vetëm.

Të gjitha lajmet nga Steven Spielberg Të gjitha lajmet nga Steven Spielberg

Steven deklaroi se ishte i frikësuar për sigurinë e tij dhe për anëtarët e familjes.

Duket se përveç producentit amerikan, të izoluar në shtëpi janë edhe anëtarët e tjerë të familjes për shkak të këtij rasti.

Spielberg dhe gruaja e tij (Foto: Getty Images)

Spielberg u martua për herë të dytë me Kate Capshaw në vitin 1991, shtatë vjet pasi u takua me të.

Pas periudhës së tij në shkollën e filmit, karriera e Spielberg si regjisor filloi në fund të viteve 1960, kur ai punoi me një numër ikonash të Hollywoodit.

Filmi i tij televiziv “Duel” në vitin 1971 u bë një sukses i papritur, duke e bërë atë njërin nga regjisorët më të admiruar në botë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images