LAJMI I FUNDIT:

Regjisori shqiptar sërish në Festivalin e Filmit në Cyrih

Regjisori shqiptar sërish në Festivalin e Filmit në Cyrih

Filmi me titull “Pokemon Go” që do ta shihni në linkun e mëposhtëm me një votë tuajën do ta ndihmoni regjisorin e ri, Adrian Asllani, që të jetë më afër çmimit të publikut.

Asllani është sërish pjesë e Festivalit të Filmit në Cyrih, ku merr pjesë në një projekt të festivalit, për të sfiduar talentët e rinj. Në një projekt të ngjashëm, Adriani ka marrë pjesë edhe në njërin nga edicionet e kaluara të festivalit, transmeton albinfo.ch.


Filmi duhej të realizohej nga ideja deri në finalizim brenda 72 orëve dhe filmi duhet të zgjatë më së shumti 72 sekonda. Filmi ka të bëjë me një lojë shumë të përhapur te të rinjtë “Pokemon Go”. Votat e publikut do ta vendosin njërin nga çmimet.

Për ata që duan ta shohin filmin ose të votojnë, klikoni këtu.